ÇDO BREZ duhet të arrijë si valë të forta,të përpiqet kundër shkëmbimit të së shkuarës,për të zbukuruar HISTORINË me drita yjëzimesh;
RINIA që nuk sulmon është peshë e vdekur për përparimin e popullit të saj.
Energjia është virtyt djaloshar; ai që nuk e fiton para kohe,vdes pa atë.
Vetëm rinia e ka mendjen plastike për të përqafuar panoramën e jetës dhe përqafimin llastik për fituar e për të mundur rezistencat e vjetra shekullore ose utopike.
Njerzit pa energji nuk bashkpunojnë në asnjë gjë për përfitim të përbashkët; druajnë dhe kanë frikë se mos gabohen,sepse nuk kanë ditur, as kanë mësuar të mendojnë.
E kurrë nuk fitojnë vetëbesimin në vetvete dhe besën në rezultate të qëndrueshme, të domodoshme për të ndërmarrë sipërmarrje të mëdha.
Efikasiteti personal shtohet në kulturë e në ideale; apatia është përtace dhe falimenti i të sëmurve
shpirtërisht fillon në rutinë e në injorancë.
PAFTËSIA E TË PARASHIKUARIT dhe TË ËNDËRRUARIT
shkatërron ekspansionin e personalitetit.
Duke edukuar energjinë, duke mësuar me e admirue,
do të plazmohen FATET E RINJ të popujve.
I përsërisë rinisë së re të vendit tonë të hapë sytë,
të mendojë, të kullojë gjykimin dhe të veprojë.
I përsërisë rinisë së rilindjes sonë kombëtare se asnjë ideal i bukur kurrë nuk qe shërbyer prej paralitikëve, memecëve,
shurdhëve, të dehurve, qorrave e të çmendurve.
©️ Isuf LUZAJ
