PËR ISUF LUZAJ
(Carrie Hooper)
Tempull i dijes
Korife e atdhetarizmit,
për çlirimin e shqiponjave
Të robëruara
Në kafazin e diktaturës,
Pareshtur punove.
Ishte shpërblimi yt
I pamerituar
Kurbeti trishtimprurës
Dhe internimi shtazor
I gruas dhe I fëmijëve.
Mirëpo,
Nga rrushi i fatkeqësive
Duke ndriçuar universitetet amerikane
Me zgjuarsinë tënde.
Në livadhin e mendjes sate,
Bulëzuan vargjet e tua.
Në panteonin e dijetarëve,
Në plejadën e filozofëve Gjëmon
Emri yt i pafdekshëm.
‘Piktura ne Fjal” f 96