Lulet e bukura qe ti ujitje ne saksi
u thane, o zonje, qe kur ike ti;
zemeruara qe i harroi ibriku dhe dora
se ashtu mendojne lulet e gjora
qe s’dine ç’eshte terror e tirani.
S’kane pare foshnja te vdekura ne djepe
s’kane pare toga ekzekutimi ne heshtje
as kurora mbi varre, as arkivole mavi.
Pemet po zhvishen e veshtrojne me çudi
qe nuk te shohin ne kopsht dhe avlli
me futen plot pjeshke e molle.
Çuditen pemet dhe lisat e gjore,
perse mjegull e zeze mbi Vlore,
se s’pane foshnje te vdekur ne djepe
s’pane toga ekzekutimi ne heshtje.
Ecin heronjte te qete pa urrejtje
ne Mesovun do takohen me vdekje;
deshmoret e sotem, Epopeja e djeshme,
pa emra varri, pa kujtim per rini.
Oshetime e thelle nga mali e nga deti.
Nje grigje engjejsh trembur nga termeti
te pambaruar, te nevojshem, te fshehte
bjene nje mesazh tmerri te rrepte.
Hanoi frymori emrin kush ishte
nje koncert perendish politeiste;
i luten Zotit te veshtroje nga rremeti.
Meteore gjigante zbresin nga qielli
per t’u mbytur ne fundin e detit
si caktim kohe mes Zotit dhe djallit.
Te tregoje legjende ne shekuj i gjalli.
Degjohet nje fshame arratije nga mali,
do jete thirrja jote qe te lodhi malli.
Per jete e per vdekje na ndau tirani
koha pertace gjysme shekulli zgjati.
Sa zor do kete te na trese balta:
mua nga pendimi, ty ethet e zjarrta.
Ky qe zari, o Drite, qe na lozi fati!
Isuf Luzaj