-BABAJIT-
Dritarja hapur ne Oak Park.
Nje pene plot drite mbi tavoline.
Mbi koke flamuri me jetegjate,
Gjithe mendja e tij, mbi rreshtat shkrine.
Karike e tij , s’me duket bosh.
Mbi te,ndricuar rri ky emer.
Mijra flete qe po t’i zgjosh,
me shpirt, me gjak shton cdo zemer.
Pa stine, pa ore drita ndritete.
Mbi pene peshtetur,si bastune.
Ushqeu jeten ,ta rrisnin vitet,
Gjithe jeten c’pati,si hyjne ne pune.
Sa here ja ndjeja penes vrapin.
Pentagrami shtrire mbi ball.
Sa pak ky burre e lodhi shtratin,
Aq shume kerkoi te ishte gjalle.
Per rreth,qetesi mesjetare.
Mes mjegulles,ulur rri aty.
Eshte ende hapur kjo dritare,
Nga s’del, nga s’hyne asnje njeri.
Mbi te vullneti hodhi shtat.
Ja shtrydhi mendjen ,gjer ne kocke.
Gjithe jeta e tij, sa pak kish nate,
Vullneti,i pa cmuari, mik qe kish ne bote.
I pergjigjej kohes, vec me zile.
I hekurti ligj,ish disipline.
Mes venash,fshehur ish nje skile,
Nje thike,duararte ju be kurim.-
Dritarja hapur ne Oak Park.
E ndjej zerin e tij per rreth.
Trup e shpirt ja nisem larg,
Mes dy gureve fle ky testament.
Dalan LUZAJ