Në vitet e rinisë 1949 -1954 në Bunes Aires, Argjentinë, për arsye të inflacionit të monedhës, rroga ime 1000 pezo në muaj, sipas kontratës së nënshkruar në Romë, Itali, me ambasadorin TIMENEZ OCAMPO, si mësonjës letërsije frënge në Universitetin e Shtetit, ajo rrogë që më 1948 vlente 1000 dollarë më 1953, vlente njëqind dollarë.
Duke mos qenë e mundur të ndryshohej kontrata, Presidenti PERON më emëron këshilltar të programeve dhe tekseve universitare, në Institutin e CYBERNOLLOGJISË (timoni i politikës në greqisht) Një natë, si gjithë netët që vinte Presidenti të ndëgjonte konferencat tha:
“Me popuj të plogët e të prapambetur, sado i aftë të jetë qeveritari, nuk kryen dot mrekulli”
Pas disa ditësh, në një bisedë miqësije me DR ING. ADOLFO MUGICA, kryetar i Partisë konservatore, unë ia thashë këtij, ky më vonë ia tha dikujt tjetër, deri sa arriti në vesh të Peronit.
Ky qe gabimi im i madh, sepse Peroni erdhi në fuqi si mbrojtësi i popullit të vobektë dhe thosh në diskutimet e tij
“Më të mirën pasuri që kemi është populli ynë, i ndershëm, trim, puntorë dhe i qytetëruar.”
Pas pak ditësh, erdhi si gjithmonë Peroni erdhi në konferencë që rastësisht unë do zhvilloja thezën “SOCIALIZACIONI si doktrinë ekonomike është i dënuar nga Historia”
Pas mbarimit të konferencës, Presidenti me nënqeshjen e zakonëshme më përkëdheli porse shtoi: ju mësonjësit nga që jetoni duke folur, nuk kini diskrecion dhe ky ves, është një e metë e madhe. Kjo ndoth sepse mendojmë që kofidenca që kemi me të tjerët është shenjë miqësije dhe bëhet një zakon indiskrecioni.
Njeriu mendon që punët e tija, janë të ndryshme nga ato të tjerëve dhe kjo e shpje të mendojë që është e natyrëshme të ruajmë interesat t’ona, pa u kujdesur për të tjerët.
Isuf LUZAJ” Kujdesjet e Bletës” Vellimi I, f 85.
Shënim: Juan Domingo Peron ishte President i Argjentinës në vitet 1946 -1955.