Në një klasë timen, në Universitetin e Indianës, Presidenti RONALD REAGAN, mik i dhënies së çmimeve Profesorëve, tha: “Qeveritari i mirë i tregon udhën qorrit; porse mësonjësi i mirë i jep sy dhe dritë qorrit. Besoj se bota do të ish më e mirë, më e shkëlqyer sikur mësonjësit tanë t’i ishin dedikuar detyrës së lumturisë aq sa lumturisë së detyrës”.
Isuf LUZAJ “Filozofia e Bukurisë” Faqe 155
Shenim:
Kjo qe në ceremoninë e Universitetit, ditën që presidenti Reagan, i ftuari i nderit, pati modestin të vinte, për të dorzuar Çmimin e nderit për kryerje detyre. Do të doja që kjo medalje të varej në një gozhdë muri në muze të Tiranës.