Në Poemën “Vallja e Lulevet” kam përmbledhur vjersha me brendi heterogjene, pa ndërlidhje të një theme dhe pa kontinuitet në kohë.
Këtu ka vargje të shkruar në ndarje vitesh që nga viti 1945 deri më 1990.
Arësyeja është, historia e jetës t’ime. Kur më 1948, u nisa nga Italia, për në Argjentinë, vargjet e mi j’a lashë në dorë Ekrem Vlorës.
Vite pas vdekjes së tija m’i pruri në SHBA miku i udhëtimit Shkodër – Vienë, Kolë Bibë Mirakaj.
Duke mos pasur një vend qëndrimi definitif, për arësye të zyrave të Emigracionit, këto dorëshkrime dhe të tjerë në prozë i depizitova në Bibliotekën e Harvardit. Shumë vonë, më arrijtën dorëshkrimet e mi nga Argjentina, të lëna t’im vëllai Ifraimit.
Si të parët dhe të dytët, të çrregulluar në fletë e katërshore të ndryshme, me mungesa të humbura. Më në fund më 1969 kur u vendosa definitivisht në Indiana i bashkova dorëshkrimet, pa rregull themash, as datash; këto të fundit disa të pa caktuara.
Atje i depozitova në Bibliotekën e Universitetit.
Më vonë, në vitin 1990, më arrijtën nga Biblioteka Nacional e Buenos Aires, afërsisht 13 volume të depozituar gjatë viteve 1953-1962. Kur u transferova në Universitetin e Illinoisit në Chicago (CHAMPHGNE) u mundova t’i mbledh të gjitha dorëshkrimet, e palexuarshëm, për t’i RISHKRUAR që deri më sot, dhjetor 18 -1995, edhe nuk i kam mbaruar.
Isuf LUZAJ “Vallja e Luleve”.
Shenim: Po të dëshirohet më sqarim mbi këto pika, mund të studjohet libri im, “Kujdesjet e bletës”, vëllimi i dytë mbi AKSIOLLOGJI, që është shpikja ose zbulimi modern i fundit të shekullit t’onë mbi Theorinë e Vlerave.