Troket shekulli në dritare.
Ndëgjoni! Qajnë çilimijtë
Në stane të nënës labe.
Burojnë gjak të zi ullinjtë
Në netë t’egra dimërore,
Bredhin fantazmat, mërzitë
Në legjendat arbërore.
Poetë! Vini në muzikë
Në pentagramet foshnjore,
Ç’i panë sytë Labërisë
Në kohët barbare e qorre!
Pra, qëndroni molloitë,
Kënaqni veshët dhe sytë
Me harmoninë qiellore
Që në Kaninë e Shahicë
Ullishtet, vreshtat pemore
Me ngjyra të një mijë lloinjtë
Dhurata Zonjës DODONË,
Me pasqyrën e Të Madhit,
Me Burunin dhe Sazanin,
Thot’ legjenda: qenë dy vuganë
Që s’iu bindën Iliro-Thrakut,
Ky i mbyti, t’i rrinë mb’anë,
Të ruajnë Pashalimanë
Nga dobiçët e romakut.
Isuf LUZAJ “Topografi Labçe”. Faqe 10