Zakoni që merr njeriu të çmojë të tjerët sipas titujve që kanë, meqenëse sheh që të gjithë ashtu e çmojnë njëri-tjetërin,zgjon te të gjithë një dëshirë të zjarrtë për të pasur tituj dhe bën që të harrojë njeriu se shteti mund të përdorë në përfitim të tij kompetencën individuale,porse nuk mund t’ia dhurojë askujt që nuk e ka atë kompetencë. Në ingranazhin e burokracisë nuk është domosdoshmërisht ekonomist profesori i Ekonomisë politike,as astronomi drejtori i observatorit,as historian arkivisti,as shkrimtar sekretari,sikurse s’është domosdoshmërisht që sundimtari të jetë STATIST.
Më të shumtit e këtyre personave të respektuar prej radhës së tyre rrotullohen e bëhen anonimë në të njëjtën ditë që humbasin pozitën shtetërore; në këtë orë matet vaniteti i fatit të tyre me ndërmarrjen,me të cilën shërbëtorët e tyre lëpijnë këmbët e padronëve të rinj që zëvendësuan.
Njeriu që përulet përpara radhës së FETISHEVE pompozë arrin të bëjë karrierë në botën konvencionale, së cilës i sakrifikon personalitetin e tij,gjen atë që meriton. Fatcaktimi i tij është me frekuentue dhomën pritëse për të lypur favore,duke prefeksionuar në protokolle servile kondicionin e tij prej shërbëtori.
Isuf LUZAJ “Rindërtimi I Fuqive Shpirtërore”. Faqe 107