SKENA II
(Karl Thopia, Rugina, dasmorët, Sabini)
SABINI:
Madhëri vjen Karl Thopia me nusen t’anè mbretëreshë,
E me krushq e me kumbarë e me pasuri të parë,
Me Berat e Myzeqejnë, Rrezë e Arbreshë,
Me dasmorë e me Orëmirë, turma -turma po vijnë parë,
(del Sabini, hyjnë dasmorët, Karl Thopia me Ruginën për dore, nuse me vello të bardhë, pranuesit, vëllezërit, krushq e dasmirë)
KARL THOPIA:
Të përshëndes mbreti i Epirit, të ndëgjuar për i mirë,
Karl Thopia i Beratit, bijën princeshën Ruginë, Po të dhuron
Aranit për mbretëreshë në Kaninë,
Shok e shorte u trashëgofshi, Perëndia u dhëntë bekim!
(Araniti e merr për dore Ruginën)
ARANITI:
Qofshi për jetë mik i rrallë, i dinastisë së Kaninës,
Karl Thopije që n’ mund tani të luftojmë për liri,
Dëshiroj të t’shoh si nj’herë si sqifter mbi armiqësi,
Qoftë bekuar Perëndija për hënën që më dhuroi,
Besnik ndjenjash të shenjta, dhëntë Zoti të burojë,
Trashëgimtarë me mend e me besë për sundim.
Isuf LUZAJ “Princesha Rugina” Faqe 11.
Brescia, 15, 12.1945