Poet i njohur në atdheun e tij dhe shkrimtar shkencor për njëzet vjet në gjuhët evropiane,Profesor i Universitetit të Sorbonës në Paris dhe këshilltar shkencor i Institutit të Kibernologjise Doktor Isuf Luzaj është një njohës i thelle i doktrinës komuniste. Ka qenë i ftuar në të gjitha kongreset antikomuniste botërore ishte dhe vitin e kaluar në Kongresin e Dyte Latino-amerikan në Rio De Janeiro i caktuar nga Kuvendi i Nderuar për të ngritur e organizuar një nënkomision Teknik këshillues të Konfederatës të gjithë Amerikës për mbrojtjen e kontinentit.
E njeh në të gjitha detajet sistemin komunist në praktikë sepse ai ka lindur e jetuar në këtë regjim; Shqipëria ku funksionon makina e shtetit, polibet e tij, policia sekrete, komisari i popullit , rojet etj.
Ka njohur nga afër të gjithë burrat që mbollën farat e para të komunizmit në atë vënd që nga viti 1919 deri te ata që qeverisin sot, nga Presidenti I republikës , ministrat madje edhe oficerët e ushtrisë dhe policisë pothuajse të gjithë kanë qenë bashkeudhetarë dhe studentë të tij, gjatë karrierës dhjetra vjecare të mësimdhënies në vendin e tij të vogël.
Shënim:
I shtëpisë Botuese Ultramar në librin e Profesorit,që u botua në Argjentin në vitin 1956