Duke i studiuar filozofët kryesor të mendimit perëndimor, gjatë 50 viteve për të pergatitur kurset e mi universitare, u gjeta disa herë i shqetësuar përballë disa PROFTEGMAVE, që nuk m’i pranonte gjykimi im dhe që në bazë të logjikës shkencore më ngjajnë vetëm si HIPOTEZA.
Arkitektët e mëdhenj të studimeve universale të sistemeve të tyre që nga Aristoteli, Thomai i Acquinos, Agotim afrikan deri tek Barth, Dostojevski dhe katolikët frëng e italianë të shekullit t’onë, me një anë dhe të LEIBNTZIT, SPINOZA -SOOREN, HEIDEGGER -SARTRE e të tjerë nga ana tjetër në kundërshtimet e tyre rrënjësore m’u dukën të pa sigurtë në tezat e tyre. I pari që më ra nga statuti qe Bregsoni, ish mjeshtri im në Sorbonë.
I fundit që më deziluzionoi qe SARTRE, i kërkoj ndjesë për miqësinë që më dha.
Vuajta shumë shpirtërisht për kontradiktat e tyre dhe për konfliktet që po zmadhoheshin në mendjen t’ime për arsye se, më dukej shumë pretendim të rrëzoja disa pjesë të teorive të tyre dhe sepse e ndjeja veten fajtor t’u mësoja sinqerisht n’atë e ato që besoja unë atyre.
Mijërave shpirtrave të rinj, të cilët prisnim nga unë të vërtetën, kurse unë nuk ishja në akord me mendjen t’ime dhe me yjet e mendimit, në se me të vërtetë po u mësoja të VËRTETËN.
M’u krijua në ndërgjegjen t’ime një pikëpyetje e madhe: a kam unë të drejtë që jam vetëm një mësonjës, apo kanë të drejtë heronjtë viganë të mendimit?
1)Në konferencat ndërkombëtare të titullarëve të katedrës së filozofisë që mora pjesë si përfaqësonjës i Universitetit të Indianës në Universitetet e Californisë në Brekley, n’ atë të LOS ANGELES, në UNIVERSITETIN e Columbias në New York – në HARWARD të BOSTONIT, NË PITSBURG të Penytvanisë, në AKRON të OHIO-së, në Universitetin e WISCONSINIT në NORTHWESTERN university të ILLINOISIT, në këto diskutime me kolegë të panjohur nga unë dhe sigurisht eminentë të lëndës, gjeta shpëtimin t’im nga konflikti im shpirtëror.
Kudo, me shumicë votash u pranua PONENCA ime, të kritikoheshin mendimtarët e mëdhenj.
2) Në panelet televizive, në Indiana Indionapolis, në Springfield të Illinoisit ST.PAUL MINEAPOLIS, CINCINATI- COLUMBOS – OHIO -TAMPA – PHOENIX dhe Chicago, shumica e përfaqësonjësve, me përjashtim të fetarëve e pranuan tezën t’ime që ish kjo: “Përparimi i mendimit filozofik, metafizik, epistimollogjik dhe fetar, i lakuar me përparimin e shkencave: Biologji, Psikologji, Kimi, Fizikë, Matematikë dhe sidomos me rrezultatet e laboratorëve Kimiko-Fizike e bën të nevojshme një rishikim të teorive filozofike.
3) Diskutimet e komisioneve të titullarve të Filozofisë dhe Matafizikës në Ministrinë e Edukacionit Illinois, New- Jork, San Francisko dhe konkluzionet e tyre referuar e dorëzuar sekretarisë së Edukacionit të USA në Washington D.S Pranuan reformën e kriterit filozofik të mbrojtur prej meje.
Këto punime janë përmbledhja e 28 viteve në USA në Universitetet e sipër përmendur.
Isuf LUZAJ “Kujdesjet e Bletës” Vellimi I, Faqe 26.