Në filozofi nuk duhet të presim që të na vijë një dituri e re e sigurtë, porse më mirë një dituri relative e pa sigurtë se asnjë dituri. Duhet, ne shqiptarët, të mundohemi të krijojmë filozofinë t’onë ose të aftësisë së trurit, që është ndërmarrje vigane po jo e pa munudur as e pa mundëshme.
Plutaraku tha:
“Egziston diçka që është shumë e rrallë, diçka që është shumë e hollë, diçka që është shumë e thellë, diçka më e vlefshme nga ç’do AFTËSI tjetër, porse duhet shumë AFTËSI për të njohur AFTËSINË.”
Goethe: “Ai që nuk ka një vullnet të fortë e përpin brenda tij të gjithë botën me anë të filozofisë.”
Një proverb Çhineze:
” Shpirtërit e mëdhenj kanë vullnet, të dobtit kanë dëshira.”
Bukuria zhduket nga koha dhe nga sëmundjet; pasuria zhduket nga veset, dituria nuk vdes kurrë, sa që edhe pas vdekjes së njeriut të ditur, ajo jeton përjetësisht në shekuj të shekujve.
Isuf LUZAJ “Kujdesjet e Bletës”Vellimi II, Faqe 9.