Koncepte abstrakte të një
Ideali multidimensional i pa-
realizuarshëm kurrë në jetë.
1
Liria e Konfucit është asgjësimi
i jetës në shërbim të një ideje ab-
strakte të papërkufi zuar, pa ligje,
pa rregulla, pa apoftegma as kor-
rollarë, pa dimensione, pa trajta,
pa shije, me qëllim iluzionar që t’i
shërbejë shoqërisë njerëzore. Dhe
ajo shoqëri nën atë prizëm nuk
ekziston.
2
Liria e Budës është krasitja,
pastrimi i ferrave dhe drizave të
shpirtit, pa i zëvendësuar plagët e
krasitjes me lule, pemë dhe veprim
që t’i japë shije jetës. Ai njeri, me
atë liri është vetëm një krijesë fi k-
tive e imagjinatës, e pamundur të
konceptohet në realitet me funk-
sione jete.
Ai pastrim shpirtëror që duke
zhdukur dëshirat e mishit e të
gjakut të cilat shkaktojnë dhem-
bjet për t’u ngjitur në sferën e
NIRVANËS, e bën të pamundur
prakticitetin e saj, sepse zhduk
fuqinë vërvitëse (ELAN VITAL –
BERGSON) për idera, ideale që
krijojnë qytetërimet.
3
Liria e Sokratit qe një përpjekje
guxim (trimërije) për të hedhur
poshtë, si sofi zmin, dhe mitologjinë
foshnjore të politeizmit romantik,
për të krijuar një ZOT të vetëm,
porse nuk e tha nëse ky Zot do
të ishte ndëgjonjës, vështronjës,
mendonjës dhe komunikonjës
me njerinë, me anë të lutjes dhe
përgjigjes që është mrekullia që
provon se lutja u dëgjua dhe u
pranua. Pra, u dha ç’qe kërkuar.
Kjo liri është e konceptuarshme
vetëm në abstraksion, jo në realite-
tin e jetës. As Platoni, as Aristo-
teli, as Thomai i Aquinias nuk e
mbushën dot këtë boshësi që ndan
ëndrrën nga realiteti.
Shërbimin e madh që bëri kjo
liri qe zhdukja e frikës së njeriut
nga hakmarrja e perëndive të
Olimpit për të fi tuar një lloj in-
dipendence mendimi e veprimi,
bazuar në logjikë. Nga ana tjetër,
e zhveshi ndërgjegjen nga ndjenja
dhe imagjinata krijonjëse.
Isuf LUZAJ