Duke pastruar Bibliotekat nga leukemia që i mbulon dhe duke rimbushur Bibliotekat me libra të Qytetërimit euro-amerikan: filozofi-sociologji-
Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në pikën e trajektores së ekzistencës së tij; të rindërtojë ndërgjegjen e tij, të njohë kimikisht mikrobet e tij, t’i vdesë dhe të zërë udhë të re, me një ideal të ri, për një DEMOKRACI TË SINQERTË, për një jetë të re, besim në Zotin, besim në historinë fatmadhe të tij, besim në vlera morale, besim në veten e tij, për t’i hapur udhën e re Historisë Kombëtare, sa më shpejt, përndryshe, do të humbasë akoma 50 vjet të tjerë, në një lëkundje tutje tëhu; një çap para, dy çapa prapa.
Po qe akoma i aftë, i sëmuri të ngrihet në këmbë ( jo si kufomë ambulante, po si hero), atëherë lind shpresa që në një ditë të afërme të mund të zërë vendin që i përket, si një popull historik, në qytetërimin europian dhe në shoqërinë e kombeve.
Isuf LUZAJ “Filozofia e Bukurisë”. Faqe 198