Fatkeqesisht ne kete cast dialogu, nderhyri me arrogance amerikane, ministri i Arsimit, qe e mori per krahu Sartrin per ta shpene ne teatrin e Universitetit ku nxenesit loznin komedine I semuri per mend (Le malade imaginaire), duke me lene mua me nxenesit qe ishin grumbulluar rreth nesh. Porse njeriu do ta beje kete akt pa hequr dore nga liria e tij dhe qartesia e tij, e mendjes se tij.
Pra, perfundon Sartri, NE VETJA per NE VETEN nuk mund te realizohet ne realitet, po njeriu e vazhdon projektin e tij me nje realitet imagjinar, ai projekton jashtesine e tij, boten empirike dhe kete e quan Zot. Pra, nuk ka asnje ndryshim ne se bisedojme per njeriun si projekt i tij ose si projekt i Zotit.
Sartri beri si te tijen teorine e vjeter te Fojerbahut se Zoti nuk eshte tjeter vecse projeksioni i ambicionit te paarritshem te njeriut.
Eshte, pra, nje surprize qe njeriu kete sovranitet te qarte e te lire per veten e tij te kerkoje ta zgjedhe per mjeshter dhe ta adhuroje ate si Zot, ate Zot qe ai vete e krijoi. Kjo eshte e qarte, thote Sartri, nese ne njohim, pranojme qe zgjedhje dhe liri jane dy fjale qe shprehin nje mendim.
Liria, shkroi ai ne Qenia dhe Asgjesia, eshte qenia e njeriut dhe asgjesia eshte, te themi, asgjesia e qenies. Nuk duhet te na duket surprize, sepse ai ben zgjedhjen absurde te efektuar, te bere efekt nga asgjesia e qenies.
Kam vene re qe Sartri flet me gjuhen e mistikeve te medhenj: njeriu nuk eshte asgje. Doktori i iluminuar i shekullit te 14 Taule, tha se per mistikun kristian, njeriu, sigurisht, eshte asgje, porse nje asgje i afte i Zotit, sepse eshte Zoti qe mbush asgjesine e njeriut tek njeriu. “Ai-vete” e njeriut te Sartrit, eshte nje boshesi rrenjesore, boshesi e cila nuk mund te mbushet, as te transformohet ne asnje menyre. Sartri eshte deri me sot ne France dhe ne Evrope e ne USA, filozofi i pare ateist qe asgjeson njeriun. Ne rastin qe pata, si profesor i katedres se filozofise ne Universitetin e Indianes, per te perkthyer konferencat e tij prej frengjishtes ne anglisht, e pyeta filozofin freng, perpara profesoreve dhe nxenesve ne auditorin gjigand:
-Duke besuar ne kozmogonine, ne strukturen dhe ligjet e Universit, ne strukturat e mikrokozmosit dhe makrokozmosit dhe ne ligjet e tyre, a keni menduar t’i afroheni idese se ekzistences se nje Zoti mendonjes?
-Jo, – tha, – gjithcka ju pohoni jane hipoteza dhe krijesa te njeriut; nuk ekziston nje Zot mendonjes.
Ju doni te me thoni nese jam penduar nga ateizmi. Perkundrazi, jam i bindur qe filozofia ime do te kuptohet dhe besohet me mire ne shekullin e ardhshem e tutje, kur Krishterimi do te rrezoje idhujt false me komedianet e tyre hipokrite, qe nga Papet deri tek ushtaret e tyre. Njeriu duhet te perfeksionohet sa te behet ai Zoti i tij.
Ne konferencen e tij Sartri i akuzon njerezit si frikatashe te paguxim te perfitojne nga liria e tyre e kote dhe te jetojne ne akord me ate liri. Per te mohuar kete liri njrezit frikatashe binden qe jeta e tyre ka shume kuptim dhe qe ata po bejne dicka te vlefshme ne kete bote. Njeri do te arrije te jete njeri i madh, tjetri nje udheheqes morali, nje i trete pretendon te jete i lumtur. Te gjitha keto projeksione jane vetem nje kamuflazh i projekteve ose projeksioneve. Qielli eshte banuar nga nje Zot iluzor fantazme. I vetmi qendrim i ndershem perpara ketij absurditeti te jetes eshte te kemi guxim te pranojme divorc radikal me cdo gje qe ekziston ne mes te njeriut e te botes, ne mes te ckahit qe secili nga ne pret nga jeta dhe cka jeta mundet tani te na ofroje. Kjo pamje e ndritur kerkon doreheqjen nga cdo ambicion i perjetshem. Sartri mendon se arsyeja kryesore e fatkeqesive dhe deziluzioneve tona ne jete eshte shpirti vdekesor (qe na ben te vuajme), i seriozitetit.
Nice ia vuri fajin Kristianizmit, i cili shkaterron jeten njerezore nga dimensionet serioze e tragjike duke premtuar lumturi dhe ngushellim qiellor.
Sartri ia ve fajin po ketij Krishterimi qe e merr jeten shume seriozisht, duke i dhene kesaj nje kuptim. Me qene se njeriu eshte nga natyra e tij ASGJESI, c’mund te beje ai qe ta nxjerre nga asgjesia? Abolicioni i mendimit te seriozitetit eshte njeri nga me esencialet dhe me urgjentet-detyre e veprim, akt te cilin e ve ne vend moralitetin ekzistues i Sartrit. Duhet te rrezojme te gjitha vlerat e sotme ndaj atdheut, besimit si dhe cdo revolucioni shoqeror ne qofte se duam te jemi ekzistencialist te vertete.