Filozofi që u diplomua në Sorbonë e u dekorua nga Presidenti Regan
Me profesorin Isuf Luzaj në Chicago (Me rastin e 100 – vjetorit të lindjes)
Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami ishte i pari gazetar shqiptar që gjeti dhe intervistoi Prof. Isuf Luzajn.
Akademiku i tregoi jo edhe aq për kohët e penës sesa për ato të pushkës, kur ishte komandant i njësive të Ballit, për zhvillimet transformuese të Shqipërisë nga Zogu, te pushtuesit e Luftës së Dytë e deri tek komunistët. Isuf Luzaj ka studiuar në Francë në të njëjtën kohë me Enver Hoxhën. Ai foli se si e ka njohur udhëheqësin e ardhshëm komunist, si dhe figura të tjera të kohës. Artikulli është marrë nga libri “Shqiptarët e Amerikës”, po pjesa kryesore e tij është shkruar gati 20 vite më parë, për gazetën “Illyria”. Muri i ngritur nga komunizmi, izolimi 50 vjeçar i Shqipërisë, u kishte hequr të drejtën bijve të saj të ikur, që t‘u përmendej emri, sado të shquar që të ishin, sado vepra të mëdha që të kishin kryer në vendet ku kishin emigruar. Ndër të mohuarit e shquar ishte dhe profesori Isuf Luzaj.
Kush është Isuf Luzaj?
Këtë pyetje e shtronte para një viti një gazetë në Shqipëri, duke shprehur habinë se si lexuesi shqiptar nuk e njihte filozofin e shquar me gjak shqiptar e me një biografi aq të pasur e interesante. Duke ia kushtuar jetën filozofisë e poezisë, autori i shkrimit veçonte se prof. Luzaj kishte marrë titullin “Profesor emeritus” në SHBA, një dekoratë që mban shënimin „Profesor i Amerikës„ dhe të cilën ia pat dorëzuar vetë presidenti Regan; se kishte dhënë mësime në Universitetet Amerikane: “Harvard”, “Columbia”, “New Hampshire”, “Indiana”, “Illinois” etj.; se ishte autor i shumë librave të botuar e në dorëshkrime që presin të publikohen e shumë arritje të tjera. Në vitin 1979 ishte emëruar titullar katedre i 87 profesorëve në Universitetin e Illinois-it.
A e njeh kush prof. Isuf Luzajn?
Këtë pyetje ua bëra edhe unë disa mërgimtarëve tanë që kishin ardhur shumë kohë para meje në SHBA, por askush nuk e dinte. -Do të jetë ky një emër i shpikur-, shprehën dyshimin disa. Megjithatë, unë nuk hoqa dorë nga e imja dhe në fund këmbëngulja e dha rezultatin. Në nëntor të vitit 1992 ndodhesha me punë në Chicago. Ramazan Bekteshi më tha se kishte adresën e një profesori për të cilin do të ishte mirë të bëja një shkrim.
– Si e quajnë? – e pyeta.
– Isuf Luzaj, – ma ktheu. – Nuk e kam takuar ndonjëherë, por thonë se ka një biografi interesante e një veprimtari të pasur. Ndjeva një gëzim në vetvete që, më në fund, do të kisha fatin ta takoja njeriun, të cilin po e kërkoja në qiell dhe po e gjeja në tokë. – Mirë se vini në shtëpinë time. Është nder i madh të kesh një mysafir kosovar, – tha prof. Luzaj,duke më hapur derën e shtëpisë. Zura vend afër karriges së tij dhe pasi i shpreha mirënjohjen që kishte pranuar ta intervistoja, shpejtova menjëherë me pyetjen e parë. Na thuani profesor ku u lindët dhe si rrodhi më pastaj jeta e juaj? – Kam lindur në Kaninë, më 21 shkurt 1913, – fillon e tregon profesori. Pasi mbarova shkollën fillore në Vlorë, shkova në gjimnaz të shtetit në Shkodër. Vitin e parë e kreva me paratë e mia, vitin e dytë drejtori i gjimnazit më nxori një bursë. Gjimnazi normalisht kryhej për shtat vjet, por unë e mora diplomën qysh kur mbarova gjashtë vjet. Konkurova për bursë, por, për çudi, kur u shpallën emrat e fituesve, emri im nuk ishte në listë. Shkova ta takoja ministrin. “S’kam gjë në dor”, më tha. Mbreti kishte thënë se vlonjatët nuk mund të merrnin bursa. Shita pjesën time të ullinjve më 1931 dhe mora rrugën për në Paris. U regjistrova në lice e pasi e kreva atë, u regjistrova në Universitetin e Sorbonës. Më 1936 mbrojta dy doktorata: një në filozofi e tjetrën në letërsi. Do t’u tregoj një barcoletë që ka lidhje me këtë. Në kursin e letërsisë ishim nja 140 studentë kur i ndau temat profesori. Ai i shkruante temat në tabelë dhe u habit kur unë zgjodha njërën nga temat më të vështira që titullohej “Gjuha frënge që nga origjina e deri te Ronsard”. – Këtë temë nuk mund ta marrësh, – ma ktheu profesori. – Pse?- pyeta me habi. – Sepse je shqiptar, – më tha. – Popujt e Mesdheut janë emocionalë e jo racionalë. Ju bëni punë të mira e të mëdha, sepse ju shtyjnë emocionet, por jo edhe arsyeja. Në vend që të marrësh këtë temë, e cila kërkon 7 muaj punë, merre një tjetër më të lehtë, që të fitosh notë më të lartë,- më këshilloi profesori. – Por, unë, siç jemi ne shqiptarët, vetëm për t‘i kundërshtuar atij dhe i prekur nga ato që tha, e mora temën që kërkonte shtatë muaj punë. Kur e përfundova, nga 20 profesorët që më pyetën, vetëm njëri nuk më dha notë kaluese. Tema tjetër e doktoranturës ishte: -Paralelizmi në mes të 16 filozofëve më të mëdhenj të Evropës-. Mora notë pozitive nga të 20 profesorët. U regjistrova në listën e nderit. Për këtë shkruan edhe gazetat e Sorbonës. Këto dy studime më vonë i botova në shtëpinë botuese të Dhori Kotit në Korçë… Prof. Luzaj, gjysmështrirë në karrige, në dhomën gjysmë të errët, flet ngadalë. Në fytyrën e tij dalloj lodhjen dhe sëmundjen që e mundon. Më thotë se me shëndet nuk është aq mirë dhe i kërkon zonjës së tij një gotë ujë. Pastaj i rikthehet rrëfimit: -Në atë kohë, ka pasur shumë shqiptarë të ditur në Francë. Ishte Dhori Pano, që ne e thërrisnim gjeni. Vitin e parë, ai qe student, ndërsa vitin e dytë, profesori e bëri ndihmës. Në Sorbonë, për t’u bërë profesor, duhej të kishe kryer doktoranturën, duhej të kishe disa vjet përvojë si profesor në lice e pastaj mund të bëheshe ndihmës profesor në universitet. Universiteti më vonë vendosi që Dhori Panon ta çonte në Madagaskar, por ai nuk pranoi. Tha se do të shkonte në Shqipëri, që t’i shërbente popullit. Ai qe i vetmi inxhinier në Shqipëri që zbuloi se më 1938 italianët vidhnin naftën e Kuçovës. Në orëmatësit e naftës vidheshin nëntë tonelata nga dhjetë që prodhoheshin. I revoltuar, shkoi në audiencë te mbreti Zog. Pasi u njoh me plaçkitjen e naftës nga italianët, Zogu u mor vesh me Musolinin, i cili pagoi dëmshpërblimin. Ky rast bëri bujë edhe në gazetat italiane e franceze. Ato shkruanin se është një punë shumë e vështirë të kuptosh mekanizmat e orëmatësve, siç i kishte zbuluar -gjeniu shqiptar-. Më vonë, Enver Hoxha e caktoi drejtor të Kënetës së Maliqit dhe e vari bashkë me 6 inxhinierë të tjerë, për shkak se -nuk ishte realizuar plani i tharjes së kënetës për 5 vjet-. Ç’farë krimi monstruoz,- psherëtiti profesori dhe heshti gjatë. Ca gjëra që ka vendosur t’i tregojë prof. Luzaj, nuk i ka shënuar kurrë shtypi.
– Do të tregoj më vonë, – tha ai – pse Balli Kombëtar dështoi, për tradhëtinë e komunistëve, për Enver Hoxhën dhe kohën kur kemi studiuar në Francë, për punën time të gjatë si profesor universiteti në Argjentinë, New Hampshire e Illinois…
Isuf Luzaj u kthye në Shqipëri më 1936 dhe shkovi te ministri Abdurrahman Bej Dibra. “Zoti ministër,- i thashë,- këto janë dy doktoratat që kam marrë në Francë. Dua të më emëroni profesor”. Më pa me habi. -E shikon këtë fotografi?- më pyeti, duke bërë me gisht drejt fotografisë së Ahmet Zogut. – ¿’t’i bëj këtij që ka zemrën më të madhe se Xhamia e Tabakëve. Ai të jep punë, po unë nuk do të të jepja kurrë. Duhet të shkosh profesor në Elbasan. -Nuk e di pse e tha këtë. Për të mburrur Zogun, apo për diçka tjetër? Para se të filloja punën, duhej të betohesha te mbreti. Ishte diçka për të qeshur: sado që isha antizogist, kisha një dëshirë të flaktë ta shihja mbretin Zog. Ishim nja 60 profesorë që duhej të betoheshim para mbretit, – kujton profesori. -A ka nevojë t’u kontrollojmë, – tha roja mbretërore që priste te porta. -Mbretin e kemi si Perëndinë, – tha një profesor. – S’keni nevojë për ndonjë kontrollim. -Erdhi mbreti në sallë, – tregon prof. Luzaj. – Në kokë kishte një kurorë me një xhufkë të bardhë, në formë të kurorës së Skënderbeut me cepa. U betuam: të krishterët vunë dorën mbi Ungjill, ata të fesë muslimane mbi Kur’an. U krye betimi me fjalët: “Betohemi në emër të ndërgjegjes e të flamurit se do të jemi besnikë të kombit shqiptar dhe të mbretit Zog deri në vdekje, Amin”. është e çuditshme që më vonë mora vesh se mbreti gjatë asaj ceremonie s’kishte qenë fare midis nesh. Kishte qenë dikush tjetër. Në vitin 1965 u takova në shtëpinë e një bashkatdhetari, me Hysen Selmanin nga Mati. “Më njeh kush jam?”- më pyeti. “Jo” – i thashë. “Unë jam ai “mbreti” para të cilit qetë betuar ju dikur”, – ma ktheu. – Mbreti nuk doli të shihej me ju, sepse i ruhej ndonjë atentati. Edhe në Vienë mbreti shpëtoi nga atentati, se major Lleshi ishte veshur me rroba mbretërore. Atë e vranë, duke pandehur se vranë Zogun. Mbretin nuk e ke parë kurrë me sy. Më ke parë mua… -Erdhi mbreti në sallë, – tregon prof. Luzaj. – Në kokë kishte një kurorë me një xhufkë të bardhë, në formë të kurorës së Skënderbeut me cepa. U betuam: të krishterët vunë dorën mbi Ungjill, ata të fesë muslimane mbi Kur’an. U krye betimi me fjalët: “Betohemi në emër të ndërgjegjes e të flamurit se do të jemi besnikë të kombit shqiptar dhe të mbretit Zog deri në vdekje, Amin”. është e çuditshme që më vonë mora vesh se mbreti gjatë asaj ceremonie s’kishte qenë fare midis nesh. Kishte qenë dikush tjetër. Në vitin 1965 u takova në shtëpinë e një bashkatdhetari, me Hysen Selmanin nga Mati. “Më njeh kush jam?”- më pyeti. “Jo” – i thashë. “Unë jam ai “mbreti” para të cilit qetë betuar ju dikur”, – ma ktheu. – Mbreti nuk doli të shihej me ju, sepse i ruhej ndonjë atentati. Edhe në Vienë mbreti shpëtoi nga atentati, se major Lleshi ishte veshur me rroba mbretërore. Atë e vranë, duke pandehur se vranë Zogun. Mbretin nuk e ke parë kurrë me sy. Më ke parë mua… Profesor Luzaj pushoi pak dhe u mundua të vazhdojë bisedën por…Një rënkim i zgjatur… Një tjetër… – Nuk po ndihem mirë, – tha ai me gjysmë zëri. – Frymëmarrja po më vështirësohet. Më pritni nja dy minuta të dal në dhomën tjetër për të marrë ilaçet, – tha ai dhe mezi u ngrit nga karriga. Kaluan pesë minuta, 10 minuta e prof. Luzaj nuk u kthye në dhomën e tij të punës. E pashë pas një çerek ore tek dilte me hapa të pasigurtë nga kuzhina. – Më falni, – tha ai. – Nuk mund të qëndroj më. Ndoshta rrëfimi, rikujtimi i ngjarjeve e kishte trazuar aq shumë? E kapëm për krahu për ta ndihmuar që të dilnim jashtë, kur në moment arriti edhe autoambulanca dhe e mori për ta çuar në spital. Qëndrova i shtangur para shtëpisë së tij, derisa autoambulanca u tret në lumin e automjeteve, duke çarë rrugën për të arritur sa më shpejt në spital… Vonë në mbrëmje telefonova në shtëpinë e prof. Luzajt, por askush nuk u përgjegj. Të nesmërmen e të pasnesërmen prapë, por nuk përgjigjej njeri. Më në fund, mora përgjigje nga djali i tij, Dalani: “Babai nuk do të dalë edhe ca ditë nga spitali”. Ndjeva një trazim në shpirt duke i bërë dhe pyetjen vetes: A thua do të mund ta takoja sërish profesorin për të përfunduar këtë intervistë të pritur aq gjatë? * * * Dy muaj më vonë, pas disa telefonatave, mora përgjegjen e dëshiruar: Prof. Luzaj kishte dalë nga spitali dhe po pushonte në shtëpinë e tij. – Nuk jam keq me shëndet, por nuk jam as mirë, – më tha një ditë janari, duke më sugjeruar që vizitën ta shtyja për më vonë, kur do të mëkëmbej nga operacioni i vështirë. * * * Shkurt, 1993. Në Chicago kishte ca ditë që binte borë pa pushim dhe ishte vështirë të ngisje makinën nga fjollat që përplaseshin në dritaren e veturës. Në Oak Park Avenue, ku bora kishte arritur gati te parvazët e dritareve, para hyrjes së shtëpisë ku do të trokisnim, nuk shihej asnjë gjurmë njeriu. Duhej të çanim rrugën në këmbë, për t’u afruar te dera e shtëpisë, ku më priste prof. Isuf Luzaj. – Doktori më thotë se jam më mirë me shëndet, po unë pak ndryshim shoh. Nuk jam edhe aq keq, siç isha më parë, po nuk mund t’i përmbahem këshillave të mjekut. Ai më dha nëntë ilaçe që më trullosën. Më ka këshilluar që të bëj gjimnastikë, të ec nëpër dhomë, të ha ushqim pa kripë. A ka shije gjella pa kripë? – më pyeti prof. Luzaj në dhomën e tij të punës, gjysëm i shtrirë në karrige.
– Ju kujtohet se ku e lamë bisedën? – pyeti ai. I përmenda ngjarjen e fundit që më kishte treguar.
– …far ndodhi pas betimit tek “mbreti”? – e pyeta – Fillova punën në Normalen e Elbasanit, – rinisi bisedën prof. Luzaj. – Drejtor i Normales ishte Aleksandër Xhuvani. Ai na mblodhi një ditë tërë profesorët, që t’i bënim një vizitë Shefqet Bej Vërlacit. – Ju lutem, – na tha para se të niseshim, – kur të shkojmë atje, duhet t‘ia puthim dorën Beut. Unë kundërshtova. – Si guxon të kundërshtosh, or djalë? – ma ktheu drejtori. – Shefqet Vërlaci është Zogu i Dytë. Ai ka 600 shtëpi, ai na jep ndihma, na sjell bakllava për festën e Bajramit. Unë nuk shkova t‘i bëj vizitën •mbretit të dytë”, por, për këtë, më vonë e pësova. Kur mbaroi viti shkollor, Aleksandër Xhuvani, i cili më vonë u bë ministër i arsimit në kohë të Enver Hoxhës, më tha: – Nuk të mbaj dot këtu. – Pse? – e pyeta me habi. – Dikush nga këta profesorët, – më tha, – i ka treguar Shefqet Vërlacit se nuk ke dashur t’i puthje dorën. Unë e di se je punëtor shumë i mirë, por nuk kam ç’të bëj. Kështu më kanë urdhëruar. Më shkroi një letër që t’ia jipja ministrit. Shkova në ministri. Më caktuan të punoja në Liceun e Korçës. – Më kujtohet që më vonë pata shkuar ta vizitoja Vërlacin si i dërguar i Ballit, – tregon prof. Luzaj. – Zgjidh një orë në mesin e 100 orëve të florinjta, – më tha ai si me urdhër. – Ju faleminderit, – i thashë, – po si nuk keni asnjë libër në shtëpi? -Nuk më duhen librat, – më tha pasaniku. – Të gjitha i kam në kokë! * * * Prof. Isuf Luzaj duhej t-i bindej urdhërit të ministrisë. Në shtator të vitit 1938 filloi punën në Liceun e Korçës. -Vitet 1936 – 1938 qenë vite të zeza, – thotë ai. -Kanë vdekur fshatarët në Vlorë me bar në gojë, ua shoi jetën uria. Atëherë ra dhe tërmeti që rrënoi çdo gjë. Studentët ishin shumë të pakënaqur me gjendjen e krijuar. Më 28 nëntor të vitit 1938, një mijë e tetëqind studentë të Liceut të Korçës bënë një demonstratë të madhe. “Duam bukë, populli po vdes“, thërritnin ata. Erdhi urdhëri për arrestime. I futën studentët në oborrin e liceut dhe ua mbyllën dyert. Tri ditë ata qëndruan të mbyllur, pa bukë e pa ujë. Pas disa ditësh erdhi Harila Teodosi, inspektor i përgjithshëm i pallatit mbretëror, për të inspektuar gjendjen. Ai ishte shqiptar nga Bullgaria që e fliste dobët shqipen. Dha urdhër të liroheshin studentët. Liceu i Korçës ishte lice francez. Ishim vetëm tre profesorë shqiptarë: unë, Enver Hoxha , që e emëroi kunati i tij edhe pse nuk kishte diplomë dhe Sotir Kozmo. Të tjerët ishin nga Franca. Drejtori i liceut De Kurvil, mblodhi të gjithë profesorët dhe filloi të pyeste:
-Pse janë ngritur studentët në demonstratë? A e përkrahin studentët komunizmin?
Fola dhe unë. -Studentët e liceut, – thashë unë, – duan një qeveri demokratike, një qeveri që ta votojë parlamenti. -Studentët janë komunistë!- bërtiti dhe u ngrit në këmbë me kamxhik në dorë Harila Teodosi. Ai ishte njeriu më i afërt i Zogut. Rrihte gjeneralët dhe ministrat. Askush nuk guxonte t-ia kthente fjalën. -Në qoftë se ata janë komunistë, -tha Harila, – ju dhe Enver Hoxha i keni mësuar të bëhen të tillë. -Unë ju siguroj se studentët nuk janë komunistë, por liberalë, – i thashë. Dhe, isha i bindur për këtë. Më vonë e kuptova se nuk kisha thënë të vërtetën. Enver Hoxha kishte bërë punën e vet në mënyrë të fshehtë te ëmbëltorja e Koçi Bakos, duke i tubuar studentët netëve të vona dhe duke u shpjeguar doktrinën marksiste. Këta studentë më vonë e bënë atë komisar politik dhe më vonë u zgjodh sekretar i Partisë Komuniste.
– A foli gjë Enveri në takim me Harila Teodosin?- e pyes profesorin.
– Jo, – përgjigjet ai. – Ishte më i zgjuar se ne. Qe dinak i madh. Ne kishim qenë shokë në Paris, shokë në atdhe dhe nuk e kisha ditur se ai po organizonte e frymëzonte studentët për të përkrahur komunizmin. Për të dua t-ju flas më vonë gjerësisht. Prof. Isuf Luzaj, filozof, krijues, njohës i shumë gjuhëve të huaja, profesor universitetesh në Argjentinë e Amerikë, autor i disa librave nga filozofia, letërsia e gjuhësia, njeri i pajisur me një kulturë të gjerë nga shumë fusha të jetës, si një vullkan shpërthyes flet rrjedhshëm, nuk ngatërron ngjarjet për të cilat flet, me orë të tëra këtë pasdite të ftohtë dimri. Biseda, me sa duket, s-do të përfundojë as kësaj radhe. Radhën e ka poezia. Isuf Luzaj ka shkruar poezi që në rininë e tij. Më 1938 ai botoi përmbledhjen poetike me titull “Rrëfime“. -Pa u shitur as njëqind ekzemplarë e konfiskuan librin, më arrestuan dhe më dërguan drejt e në Ministri të Punëve të Brendshme. Shkak ishte poezia “Neroni“. Pas dhjetë ditësh qëndrimi në ministri, më thirri ministri. -Me Neronin, perandorin romak që dogji Romën, ke aluduar për mbretin Zog. Madje juve ju njohim edhe si antizogist. Ki mendjen or djalë!- m-u kërcënua ai. 49 ditë qëndrova në ministri. Nuk më çonin në burg, ngaqë akuza nuk ishte legale. Më jepnin vetëm bukë e ujë. Avdyl Xhaferi, një tetar xhandarmërie, një ditë më këshilloi: “Shkruaj ndonjë letër ankese kujt të duash. Unë do t-ia jap në dorë“. Si t-i besoja një xhandari? Kur u binda se ishte njeri i mirë, i shkrova një letër Harila Teodosit. I shpjegova se libri s-ka të bëjë me politikë. Brenda dy ditësh më liruan. Gjyqi duhej të bëhej në Korçë. Si dënim ma ndërruan prapë vendin e punës. Kësaj here më caktuan të punoj në Shkollën Tregtare të Vlorës. Pas tetë muajsh më erdhi thirrja për t-u paraqitur në gjyqin civil të Korçës, për akuzën që më ngarkohej për librin. U paraqita në gjyq. -Ky njeri, – tha prokurori, duke bërë me gisht nga unë, -thotë se Zogu është si Neroni. Perandori romak dogji Romën, po Zogu nuk e dogji Tiranën. Këtë nuk mund ta kuptoj,- tha ai plot mllef. Kryetari i gjyqit, të cilin e njihja më parë, më shpalli të pafajshëm. * *
Më 7 prill të vitit 1939, Italia zbarkoi në Shqipëri. Si e kujton atë kohë prof. Isuf Luzaj?
– Ditën e Pashkëve, Musolini tha në radio: “Për këto pashkë, vezët do t-i kuqim me gjak“. Unë isha profesor në Shkollën Tregtare të Vlorës. -Ne duhet të vemë në luftë, – i thashë drejtorit. -Me kë të luftojmë?- ma ktheu. – Nuk e di se ata vinë me topa e vaporë? – Së bashku me nja 120 studentë, vendosëm të luftojmë kundër italianëve. Morëm ca pushkë të vjetra. Ato ishin të ndryshkura se i kishin futur në një xhami që pikonte. Në dhjetë pushkë, vetëm njëra zbrazte fishekë. Në atë konflikt me italianët në Vlorë, më shumë luftoi krahina e Kuçit, e udhëhequr nga Rrapo çeloja. Me të ishin nja 600 katundarë të armatosur me pushkë. Ata qëndruan nja tri orë te porti. Disa prej tyre u vranë e disa u plagosën. Nga studentët tanë u plagos Fadil Katoshi nga Durrësi. Ushtria italiane kishte nja 4 – 5 vaporë. Vlorën nuk e bombarduan. Fshatarët i kthyen tri herë varkat e vaporët, – kujton profesori.
Ç’ndodhi pas zbarkimit italian në Shqipëri?
-U mbyllën shkollat, filluan të mbahen demonstrata kundër pushtuesve italianë. Në Vlorë u bë demonstrata e parë e studentëve me flamurin tonë, pa shenja të Italisë. Rreth një mijë studentë dhe një mijë qytetarë, brodhëm rrugëve të Vlorës, duke kënduar himnin e flamurit. Një student i shkollës tregtare vrau një polic italian. Lindi dyshimi se e kisha bërë unë një vepër të tillë dhe më arrestuan. Së pari më çuan në burgun e Vlorës e pastaj në atë të Durrësit, prej nga, pas disa muajsh, më transferuan së bashku me 12 studentë në Brindisi të Italisë. Ky ishte burgu më i keq që kam parë në jetë. Prej burgut të Brindisit na transferuan në Gaeta e prej atje në Ventotene. Aty takova Abas Ermenjin e Llazar Fundon, filozofin më të madh që ka pasur raca shqiptare. Këtu na mbajtën deri më 1942. Se kush u kishte treguar përgjegjësve të burgut se unë kisha shkruar poezi për luftën e Vlorës! Ky u bë shkak që të më çonin në një kështjellë ku njoha Ali Këlcyrën, i cili më tregoi se, para se ta internonin, kishte formuar Ballin Kombëtar me Mit-hat Frashërin, Fuat Bej Dibrën e Lef Nosin, po nuk kishin statut të organizatës. Në varrezat e kështjellës, të dielave, populli shkonte për të vendosur lule. Edhe ne, një ditë, blemë ca lule për të nderuar të vdekurit, vetëm që karabinierët italianë të mos na hetonin se po bashkëpunonim. Në atë vend, disa të diela rresht, shkruam Dekalogun e Ballit Kombëtar. Ali Këlcyra fliste, unë shkruaja. Unë propozova që në Dekalog të hynte pika e shtatë: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t-i edukojë njerëzit, pa marrë parasysh besimin, krahinën ose partinë politike“. – Si u liruat nga burgu?- e pyes profesorin. – Ali Këlcyrën e falën. Kur shkoi në Shqipëri, foli me Ernest Koliqin, ministër i arsimit. I tregoi se kishte dy vjet që po qëndroja në burg dhe isha i sëmurë. Unë në të vërtetë nuk isha i sëmurë, por këtë e tha që të më lironin më shpejt. Kështu më liruan nga burgu. Ali Këlcyra, pas lirimit, u bë mik i gjeneralit Dalmaco që ishte komandant i ushtrisë italiane në Shqipëri. Donte të mësonte nga ai planet e pushtuesve në Shqipëri dhe, meqenëse kishte ca pyje, ua shiti atyre për të prodhuar letër. Këto ishin kontakte tregtare personale. Kështu e dinim ne në atë kohë. Po ai, siç thashë, kishte për qëllim të ishte në kontakt me Dalmacon. Historia do të gjykojë se a bëri keq ai që u fut në një lloj marrëveshje me të: “Mos më vrit, nuk të vras“. Gjithçka është shkruar për historinë e Ballit, vazhdon prof. Luzaj, po historia kurrë nuk është qind për qind e drejtë. Një filozof francez thotë: “Historia 50 për qind është falso“. Pse? Sepse ai që shkruan, thotë atë që di. Po ai mund të dijë pjesën e vogël të gjërave që kanë ndodhur. Historinë e vërtetë nuk e shkruan as komunistët, nuk e shkruaj as unë, por do të kalojnë shumë e shumë vjet, kur të shuhen inatet dhe mëritë, të qetësohet deti dhe të dalin një apo më shumë historianë që të shkruajnë historinë. -Kur dola nga burgu, – thotë prof. Luzaj, – Ali Këlcyra më caktoi të shkoja anekënd Shqipërisë për të organizuar rininë kundër Italisë. Ishte maji i vitit 1942. Partia Komuniste kishte formuar çetat, por nuk ishte futur në aksion. Priste urdhërat nga Beligradi. Më vonë u formuan çetat e Ballit Kombëtar. Komandant u emërua Hysni Lepenica e këshilltar politik i tij, Hysni Muço. * * *
Cilat kanë qenë luftërat më të rëndësishme të Ballit kundër okupatorit italian?
– Lufta më e rëndësishmne ka qenë ajo e Selenicës, që e kam komanduar unë, si dhe lufta e Sykuqit dhe e Ballshit nën udhëheqje të Hysni Lepenicës. Hysniu ishte atdhetar e trim. Vetëm Skënderbeu mund të ketë qenë më trim se ai. Po ai ishte i pashkolluar. Nuk e dinte se ç-është partia e ç-është statuti. Në pesë luftëra e kam parë me sytë e mi tek ecte në këmbë me pushkë në dorë, ballë për ballë me armikun. Në të djathtë e në të majtë, vriteshin njerëzit, mitralozi korrte dhe barin e atë nuk e kapte plumbi. Ngrihej në këmbë, thërriste luftëtarët që të shkonin pas tij duke u thënë se plumbi i italianit nuk të kapte. Prej këtyre luftërave, megjithatë më e rënda ishte ajo e Ballshit. Kjo luftë zgjati tri ditë e katër net. Në fund italianët u dorëzuan. Në një libër kam lexuar më vonë se meritat për këtë Enver Hoxha ua faturon komunistëve. Po atë luftë nuk e bëri as Balli as Partia Komuniste. 37 luftëtarë shqiptarë vdiqën, po nuk i njihte askush se kush ishin. U plagosën edhe nja njëqind të tjerë. E di si fillon lufta? Njeriu, me të dëgjuar se ka krisur pushka, le qetë në arë, merr pushkën dhe shkon në luftë. Dhe nuk dihet kush se ç-është. U plagos edhe një djalë që ishte roja ime personale. Sa veta u vranë në anën e kundërshtarëve? -Ata u vranë më shumë, por nuk dihej numri. Ne u detyruam të iknim. Sikur të qëndronim më shumë, do të bëhej kasaphanë, sepse erdhën edhe katër batalione italianësh dhe nuk kishim mundësi të përballeshim me ta. Si u organizuan luftëtarët shqiptarë për këtë betejë? -Iniciativa për të kundërshtuar italianët në Ballsh ishte e Ballit Kombëtar, pasi ramë dakord në Shkozë në shtëpinë e Gani Alikos, me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe një inxhinier komunist. Në çdo fshat kishim nga një celulë prej tre vetash. Nga tre veta kishte edhe PK-ja. Prej anëtarëve të celulave askush nuk u vra. Komunistët nuk kishin asnjë oficer teknik të luftës. Ne, të paktën, kishim njërin që kishte qenë toger ushtrie dhjetë a pesëmbëdhjetë vjet.
– A ishit të armatosur dhe ku i gjenit armët?
-Armatimi ynë ishte i vjetër. Kishim vetëm dyfekë e mitralozë. Prof. Isuf Luzaj mori pjesë aktive në Konferencën e Mukjes. ç-ka mbetur në kujtesën tuaj? Si e pa atëherë këtë ngjarje dhe si e vlerëson sot? -Konferenca e Mukjes, më 1943, është ngjarja pa të cilën është vështirë të flitet për historinë e asaj kohe. Ata që morën pjesë në të, me të vërtetë ishin përfaqësues të popullit. Në të merrnin pjesë edhe kosovarët e çamët dhe komandantët e forcave të armatosura. 12 përfaqësues kishte Balli e po aq kishte edhe PK-ja. Idenë për mbajtjen e Konferencës e dha Mit-hat Frashëri me Ali Këlcyrën. Mit-hati më pat thënë se idenë e kishte diskutuar edhe me Lef Nosin e Fuat Bej Dibrën. Ky i dyti dikur kishte 5 restorante në Paris. I kishte dhënë Ismail Qemalit 30 mijë napoleonë florinj që të shetiste botën dhe i paguante gazetat që të botonte artikuj në dobi të çështjes sonë kombëtare. Erdhi koha që kur u kthye në Shqipëri, nuk kishte ku të flinte. Mori me qira një shtëpi në Tiranën e vjetër. Në Konferencën e Mukjes, përveç këtyre të dyve, mbaj mend këta persona nga ana e Ballit: Mit-hat Frashërin, kryetar, Ali Këlcyrën, nënkryetar, Hasan Dostin, sekretar, Hysni Lepenicën dhe Hysni Muçën. Nga ana e PK-së ishin: dr. Ymer Dishnica, Abas Kupi, i cili më vonë braktisi PK-në për shkak të çështjes së Kosovës, Mustafa Gjinishi dhe Mustafa Kaçaçi. Të tjerët nuk i njihja se kush ishin. Merrnin pjesë mijëra vetë që rrinin nën ullinj, se aty nuk kishte shtëpi. Kishte vetëm një mulli atje afër ku flinte Mit-hat Beu i sëmurë nga kolla. Në shesh ishin vendosur 24 veta, ndërsa të tjerët rrinin anash. U bisedua tërë ditën çështja e Kosovës dhe më në fund komunistët dërguan kasnecin që merrte urdhëra nga Enver Hoxha: u pranua marrëveshja. Kur u mor vendimi i përbashkët, nga përfaqësuesit e Ballit dhe PK-së, që Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë etnike, jehuan kodrat e fushat nga duartrokitjet e turmës, të cilës nuk i shihej fundi. Gëzim më të madh në jetë nuk kam pasur. Më vonë, siç e dini, nga presioni i komunistëve jugosllavë, komunistët shqiptarë na e kthyen shpinën. * * * Përtej dritareve të shtëpisë së prof. Isuf Luzajt shihen fjollat e dendura të borës që era i përdredh në hapësirën e paskaj. E pyes profesorin mos ndjen lodhje? Pasi marr miratimin për të vazhduar bisedën dua që të dëgjoj më shumë nga ai për Konferencën e Mukjes. – Kur u bë pajtimi mes ballistëve dhe komunistëve në Konferencën e Mukjes, – tha ai, – hartuam traktet, i hodhëm në Tiranë e gjetkë dhe së bashku me Mit-hat Frashërin, Fiqri Dinen, Fuat Beun e Lef Nosin vajtëm në Dibër. Më emëruan përfaqësues të çetave të Ballit Kombëtar. Unë duhej t-u jepja urdhër çetave se si duhej të vepronin dhe t-i raportoja Komitetit. Hysni Lepenica u emërua komandant i çetave të Ballit në jug të vendit, ndërsa Hysni Muço, ndërlidhës i çetave të Ballit me Komitetin Qendror. Në atë kohë italianët dogjën pallatin e Fiqri Dines. Ai pallat i bukur, me katër kate, bëri dy javë derisa u dogj. Filluam luftën kundër italianëve. Me ne ishte edhe Cen Elezi, i biri i Isuf Elezit. U mblodhën 180 bajraktarë dhe formuam “Besën dibrane“. Mbajti një fjalim Mit-hat Beu. Fola edhe unë. Dëshpërimin më të madh në jetë e kam pasur atje, kur e kuptova se ata që udhëhiqnin Ballin ishin bejlerë. Fatkeqësia më e madhe ishte se disa prej tyre kishin bashkëpunuar me qeverinë italiane, siç ishin Gjon Marka Gjoni, Pjetër Llaci, Mustafa Kruja… Dhe ata ishin këshilltarët e Ballit Kombëtar. Në Dibër gjetëm edhe një prefekt nga Kurveleshi që, po ashtu, kishte bashkëpunuar me italianët. Kështu, “Besa dibrane“ u shua, ndërsa italianët vranë Qazim Koculin në Vlorë. Vdekja e tij ishte edhe vdekje e Ballit, sepse ai ishte si Perëndia i Labërisë. Kur i thosha popullit që të vemë në luftë, më pyesnin: “ç-thotë Qazimi?“ Po të mos vritej ai, mendoj se nuk do të fitonte as PK-ja. – Faji kryesor i mosorganizmit tonë, – vazhdon prof. Luzaj, – ishte te bejlerët, të cilët ishin anëtarë të Komitetit Qendror. Balli, për të mos fituar komunistët, do të duhej të bënte këto gjëra: të mbante tri grupet e ushtrisë nën komandën e vet; një grup në Shkodër, ndërsa dy të tjerët në Tiranë e Elbasan, që përbënin rreth 120 mijë ushtarë të armatosur. Po t-i udhëhiqte Balli këta ushtarë, komunistët nuk do të fitonin. Komandantët e grupeve erdhën ilegalisht me ne, ndërsa ushtarët shkuan në shtëpitë e tyre. Ushtarët e oficerët, i lanë kazermat dhe vetëm gjeneralët erdhën me ne. Balli po ashtu nuk ishte në gjendje të formonte çeta në tërë Shqipërinë. çeta pati vetëm në Vlorë, Berat e në Korçë. Në Korçë çeta u shkatërrua, sepse komandanti bëri vetëvrasje. Në prefekturën e Beratit ishte Abas Ermenji që nuk zbrazi asnjë pushkë kundër italianëve se, s-kishte rast, meqë italianët ishin në Vlorë e Berat.
– A ishit ju atëherë të vetëdijshëm për këto që thoni sot?
– Në atë kohë nuk i dija këto gjëra. Vetëm në Dibër e kuptova se kishim humbur luftën, për shkak të bejlerëve nga të cilët Shqipëria kurrë s-ka pasur e as që do të ketë ndonjë përfitim. Bëjnë përjashtim bejlerët siç ishte Ismail Qemali, Mit-hat Frashëri e ndonjë tjetër. Përveç kësaj, në Komitetin Qendror nuk patëm asnjë njeri të ri. Isha vetëm unë që nuk kisha shumë përvojë.
Si e çmoni personalitetin e Mit-hat Frashërit?
-Mit-hati ishte një njeri shumë i ndershëm. Atdhetar qind për qind e i sinqertë. Demokrat në teori, aristokrat në praktikë. Në teori e donte demokracinë, po në praktikë ishte me bejlerët e Toptanit, sepse i kishte farefis dhe me ata të Elbasanit, të Korçës e të Shkodrës. Ata bejlerë, siç thashë, ishin armiku i popullit, sepse ata e mbajtën në hu e litar 500 vjet popullin shqiptar nën sundimin turk. Një shqiptari që i shërbente sulltanit, i jepej titulli bej. ëKomunistët ishin më të organizuar se Balli Kombëtar? ëAta ishin shumë më të organizuar. Kishin përvojë, sepse u vinin urdhërat dhe mësimet nga Beligradi. Balli Kombëtar nuk kishte as statut, as kod apo ligj. Nuk patëm asnjë letër të shkruar se ç-duhej të bënimKam adoptuar moralin, etikën dhe estetikën filozofike, për t-ua mësuar nxënësve të mi në të tre kontinenetet, porse për dashuri të së vërtetës, pohoj që nuk e di deri në ç-pikë i kam praktikuar, meqenëse ne njerëzit mesatarë nuk i shohim të metat tona…
– çlirimi i Shqipërisë është produkt i rrethanave historike, apo?
çlirimi i Shqipërisë është vdekja e boshtit Rom ç Berlin. Luftën e humbi Hitleri dhe Musolini. Shqipëria mbeti zonë e asnjërit. Atëherë, PK-ja, që ishte më e organizuar se Balli Kombëtar, mori fuqinë në dorë. Duhet të dimë një gjë: komunistët nuk kanë zhvilluar asnjë betejë kundër gjermanëve. është turp të thonë se kanë luftuar. Ata hynë në Vlorë pesë ditë pasi ikën gjermanët. Gjermanët ishin në Shkodër, kur ata erdhën në Tiranë. “ Në fillim të kësaj bisede thatë se nuk ka njeri që e ka njohur më mirë se ju Enver Hoxhën. Cili ishte Enver Hoxha? ëAi qëndroi 11 vjet në Francë dhe nuk fitoi diplomën. I jepte para kunati i tij që ishte milioner nga Gjirokastra. Ky i hiqte atij shpenzimet, sepse do të fejohej e martohej me motrën e tij. Kur ai vajti dhe pyeti në Universitet dhe mori vesh se s-ka dhënë asnjë provim, ia ndërpreu ndihmat. Enveri më vonë mbeti pa burim të financimit dhe u fut në Partinë Komuniste, sepse ajo u jepte të huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante një çantë të madhe, për t-u paraqitur para të tjerëve se kishte libra në të. Ndërroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurrë. Të tregoj edhe një barcoletë për të. Një ditë ai më telefoni vonë. “ç-ke bërë ashtu“ Kam adoptuar moralin, etikën dhe estetikën filozofike, për t-ua mësuar nxënësve të mi në të tre kontinenetet, porse për dashuri të së vërtetës, pohoj që nuk e di deri në ç-pikë i kam praktikuar, meqenëse ne njerëzit mesatarë nuk i shohim të metat tona“ më pyeti i nervozuar. “Ke nxjerrë nga çanta ime librat e ke futur ca tulla në të“. Iu betova se nuk e kisha bërë unë një gjë të tillë. Kur i tregova për këtë Dhori Panos, ma ktheu duke qeshur: “Unë kam gjashtë muaj që ia kam futur në çantë ato tulla e ai tani i paska parë!“ Enver Hoxha na pat treguar një ditë se e kishte vështirë ta gjente Universitetin ku ishte regjistruar, sepse shkonte atje njëherë në gjashtë muaj. – Pata rast të takoja një doktor japonez në Amerikë, i cili kishte qenë mjek personal i Enver Hoxhës, 6 tregon prof. Luzaj. – Ditën që m-u dha medalja e nderit nga presidenti Ronald Regan në Universitetin e Indianës, erdhën edhe disa shqiptarë. Stavro Skendi, profesor në Universitetin “Columbia“ dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Amerikës më njohu me doktorin japonez. Ai kishte qenë 5 – 6 vjet mjek i Enver Hoxhës. Më tha se diktatori shqiptar, ngrihej shpesh natën nga gjumi dhe bërtiste: “Erdhën, erdhën, erdhën të më vrasin!“ Vinte roja me vrap e pyeste: “ç-ndodhi?“ I hidhnin pak ujë të ftohtë, më thirrnin pastaj mua për t-i dhënë injeksion. * * * Prof. Isuf Luzaj më 1945 iku nga Shqipëria dhe vajti në Itali. Aty e arrestuan duke dyshuar, siç thotë ai, “se kisha vrarë gjeneral Xaninin, i cili kishte vrarë Qazim Koculin“. Kam adoptuar moralin, etikën dhe estetikën filozofike, për t-ua mësuar nxënësve të mi në të tre kontinenetet, porse për dashuri të së vërtetës, pohoj që nuk e di deri në ç-pikë i kam praktikuar, meqenëse ne njerëzit mesatarë nuk i shohim të metat tona“ U bë gjyqi dhe më dënuan me vdekje. Pastaj u shpall amnistia dhe i falën të gjithë ata që ishin të dënuar me vdekje. Kur dola nga burgu, lexova në një gazetë se kërkohej një profesor filozofie që ishte diplomuar në Sorbonë, për të punuar në Argjentinë. Dhe shkova atje. 18 vjet punova profesor universiteti në Buenos Aires. Atje pata një jetë shumë të vështirë. Punoja shumë e bëja gjumë pak. Në Argjentinë formuam Shoqërinë Kulturore Shqiptare me 2 mijë anëtarë. Në kuadër të kësaj shoqërie atje funksionon edhe sot një shkollë fillore në gjuhën shqipe. Në Argjentinë jetojnë rreth 250 mijë arbëreshë. Më 1965 anëtarët e Ballit më ftuan në Amerikë, pasi kishte vdekur Ali Këlcyra. Ai kishte rekomanduar që, pas vdekjes së tij, të më bënin mua kryetar të Ballit Kombëtar. U mbajt Kongresi në New York dhe më zgjodhën kryetar. Këtë titull e mbaj edhe sot, ndonëse shumica e anëtarëve nuk janë gjallë. Kur ikëm nga Shqipëria, ishim 118 profesorë. Tani jam gjallë vetëm unë dhe Abas Ermenji. Disa vdiqën duke larë pjata në Amerikë, edhe pse kishin marrë doktorata të Sorbonës, Berlinit e Romës, – tregon prof. Luzaj.
– A do të ktheheni në Shqipëri? – e pyes prof. Luzajn.
– Pata vendosur të kthehem, por pas operacionit të zemrës, e kam shumë të vështirë. Unë marr për çdo ditë nga nëntë ilaçe që atje nuk i gjen dot. Kundër dëshirës sime duhet ta ndërpresim bisedën se e shoh që jo vetëm vajti vonë, por edhe profesori ndihet i lodhur e i sëmurë. – Më vjen mirë që u njohëm. Kush e di a do të shihemi më? – më tha pas një përqafimi të sinqertë, sikur të kishim qenë miq të vjetër. Jashtë vazhdonte të binte borë. Duhej të çanim prapë përmes shtresës së bardhë të saj për të arritur tek makina. Ai po rrinte te pragu i derës gjysmë të hapur, derisa vetura jonë u zhduk në kthesën e parë të rrugës kryesore… P. S. Prof. Isuf Luzaj vdiq në me 25 nëntor 2000, në Chicago dhe, sipas amanetit që la, u varros në katundin e lindjes në Shqipëri. Për regjimin e Enver Hoxhës, prof. Luzaj ishte një emër i padëshirueshëm. Lexuesi shqiptar gjatë kësaj periudhe nuk pati fatin të njihej me këtë filozof e poet, personalitet të shquar të shumë fushave, profesorin që shpërndau dritën e diturisë në universitete të ndryshme të botës, njeriun që bashkëpunoi me shumë personalite të shquara shqiptare e botërore. Poeti Xhevahir Spahiu, i cili u takua me filozofin tonë para disa vitesh në Chicago, shkruan: “Isuf Luzaj u duk në letërsinë shqipe në fund të viteve 30-të dhe pastaj u “zhduk“ si një lumë i nëndheshëm. Ky lumë, i ushqyer nga burime të shumta të kulturave, filozofive, fatit dhe përvojave të tij të çuditshme jetësore, i rikthehet më në fund, në mbarim të këtij shekulli, hapësirës shqiptare ujëplotë e me kumbimin e jehonave që vijnë nga thellësi të panjohura. Ai del nga Harrimi dhe bëhet Kujtesë. Njerëz të tillë të rrallë pasurojnë kulturën, përtërijnë historinë. Atyre u shkojnë aq shumë për shtat fjalët e Gëtes së madh: “Jetova, aq sa punova“. Në një shkrim të botuar para ca vitesh në revistën “Përpjekja“ prof. Luzaj ndër të tjera shkruante: “Që në rininë e parë mendonjëse e pata vendosur t-ia kushtoja jetën time letërsisë. Më vonë, kur njoha heronjtë e mendimit, më magjepsi filozofia. Në mes të rinisë e të pjekurisë më pëlqeu katedra, megjithëse nuk jam i sigurtë nëse kisha tjetër opcion. Më entusiazmonte ëndrra të edukoja brezat e rinj. Fatkeqësisht, fati i jetës, mendja ime, apo Zoti më dha udhën e mërgimit. Ose ndjenja ime, ose duke adoptuar nevojën për virtyt, u martova me të tri dëshirat, me një ndryshim që katedra më robëroi, pa më lënë kohë për asnjë shije jete. Më tërhiqte iluzioni që po formoja breza të rinj mendonjës prej rracash, gjuhësh, besimesh me ngjyrë lëkure të ndryshme, po homogjene në disiplinë të mendimit. Trishtimi më thosh mirëmëngjes e natën e mirë, kur në klasat e mia nuk shihja shqipot dhe shqiponjat e rracës sime. Pesëdhjetë vite mbeta i lidhur me zinxhirë obsesioni, për hije të dëshpërimit, vetmisë, trishtimit dhe nganjëherë pendimit. Ky i fundit e shkurton distancën në mes të ekstazës dhe agonisë. Kam adoptuar moralin, etikën dhe estetikën filozofike, për t-ua mësuar nxënësve të mi në të tre kontinenetet, porse për dashuri të së vërtetës, pohoj që nuk e di deri në ç-pikë i kam praktikuar, meqenëse ne njerëzit mesatarë nuk i shohim të metat tona“ Kam adoptuar moralin, etikën dhe estetikën filozofike, për t-ua mësuar nxënësve të mi në të tre kontinenetet, porse për dashuri të së vërtetës, pohoj që nuk e di deri në ç-pikë i kam praktikuar, meqenëse ne njerëzit mesatarë nuk i shohim të metat tona“
Prof. Luzaj la në dorëshkrim 32 vëllime në poezi, filozofi, histori e ditarë, “një minierë e virgjër përtej Oqeanit“, siç do të shkruante poeti Spahiu. Studiuesit do të kenë një psterren të pasur e të larmishëm për të hulumtuar trashëgiminë e panjohur të këtij personaliteti të shquar.