INTERVISTË PERSONALITET I EMIGRACIONIT SHQIPTAR GAZETA “KOMBI”
15 PYETJE PROF. DR. ISUF LUZAJ ÇIKAGO:
1) Pyetje: E dimë që jeni i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë përshtypje pati botimi në gazetën Kombi me jetëshkrimin tuaj?
Përgjigje: Nuk jam i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam i njohur vetëm në një shkollë të mesme dhe në tre universitete, me 1200 profesorë secili dhe 35000-70000 studentë secili (nga 1234 Universitete që ka Amerika). Në gazeta, për arsye politike dhe financiare, kam shkruar me pseudonime te ndryshme. Jam i njohur në një pjesë të mërgatës, që interesohet për fatet e kombit tonë dhe për aktivitetet politike, kulturore, edukative të udheheqësve të partive politike dhe që e impresionuar nga gazetat, radiotelevizioni është e kenaqur dhe emotivisht e entuziazmuar me punën time kulturore, nga gjakënxehtësia dhe krenaria e racës sonë më ka shprehur admirim të ekzagjeruar, që unë sinqerisht nuk e meritoj. Për arsye se mërgata jonë është e ndare dhe e përçarë në shumë parti politike më shumë për kapriço të udhëheqësve (kush diktator, kush shovenist, kush lokalist akrahinor, kush fetar adogmatik, kush anakronik dhe aventurier, që kërkojnë të peshkojnë në ujë të turbullt, duke besuar që historia kthehet prapa në kohë dhe në qytetërim) se sa për statute dhe programe politike që janë homogjene në thellësinë e tyre dhe vetëm heterogjene në propagandën sipërfaqësore të prozelitizimit dhe për të tjera arsye shumica jo-intelektuale të mërgates e vështroj jetëshkrimin tim në gazetën Kombi me dylbira të ndryshme sipas syve të udhëheqësve të partive. Duke më ardhur turp nga vaniteti që në moshën time është boshësi, më duhet të pohoj që, një pjesë e madhe e mërgatës me letra dhe thirrje telefonike më ka shprehur kënaqesi me entuziazëm të tepruar, kurse një pjesë e vogël e mërgatës që nuk e pranojnë ndryshimin shkarazi si vaj ulliri, pa gjak dhe pa revolucion, kanë shprehur habi dhe moskënaqësi që unë, luftëtari antikomunist një gjysëm shekulli u pergjigjem me jetëshkrime intervista telefonike rinisë reformatore, të cilët janë ose bijtë e komunistëve ose ish-komunistë që për të shpëtuar lëkurën e tyre, pozitat dhe kapitalet e tyre, deklarohen tani reformator nëpër gjurmat e Gorbaçovit.
2) Pyetje: Ç‘mendoni ju për ndryshimet Demokratike që po ndodhin në Shqipëri?
Përgjigje: Ndryshimet që ndodhën në Shqipëri janë të cekëta sipërfaqësore, trajtë por jo lënde, të ngadalshme dhe diku anakronike, për t‘u quajtur Demokratike. Deri sa reformat mos të kenë konditat e nevojshme të lirisë njerëzore, lirisë politike, lirisë ekonomike, lirisë fetare, lirisë demostrative, nuk janë reforma Demokratike. Vobekësia e tmerrshme, uria e foshnjave, korrupsioni që janë prodhim i po atij aparati shtetëror që dije dhe që tremb sot, e demoralizon shpirtin e votonjësit, saqë e shet burri votën e tij për një lopë e katër dhi. Këto shprehje elektorale, nuk janë shprehja e sinqertë e popullit trim shqiptar. Prodhimi dhe statistika e tyre nuk janë dëshira e mendjes dhe e shpirtit të popullit shqiptar. Përfaqësuesit e tyre ‘De facto non de jure‘ nuk janë përfaqësonjësit e vertetë të popullit, prandaj reformat e tyre janë kompromise, pazarllëqe, xhambasllëqe në mes të një shumice (e cila është prodhimi i së shkuarës së afërt), e cila nuk jep dot dorëheqje nga formacioni marksist inteligjencës dhe kulturës unilaterale dhe të një pakice intelektualësh të sinqertë, por se pa eksperiencë e as kulturë të ndritur demokratike. Nuk shërohet kanceri me aspirina.
3) Pyetje:A ju ka marrë malli për atdhe dhe a mendoni të vini në Shqipëri?
Përgjigje: Më ka marrë malli për atdhe sa që ky mall më është bërë sëmundje shpirtërore helmonjëse, që sikur të pështyja në liqenin e Michiganit që kam nën dritaren e auditoriumit të universitetit, them që do të vdisnin flora dhe fauna e këtij pellgu uji që është më i madh se deti Adriatik: këngetaret shqiptarë e kanë kënduar kë të mallë për baltën, që jemi buka e saj kurse unë e kam qarë këtë malle në njembëdhjetë volume vargjesh që vetëm shekulli 21-te mundë të më kuptoj e te me jap arsye. Mendoj te vi ne Shqiperi po sa te jene cimentuar konditat demokratike qe ti lejojn popullit shqiptare te me afrohet, te me ndegjoje, te me kuptoj mendërisht dhe shpirtërisht, vëllazërisht, shqiptarisht, saqë populli dhe unë te mëshirohemi në një ideal, në një trup, një shpirt: jo si osmoz por si një formul kimike e elementëve te ndryshëm te natyrës që japin një prodhim: ‘bukën e mbyrme‘:
4) Pyetje: Sipas mendimit tuaj cilët janë armiqtë e popullit shqiptarë?
Përgjigje: Pas analfabetizmit, pa diturisë, vobeksisë dhe mungesës së shëndetit, armiqt e popullit shqiptare, kanë qënë, janë sot dhe do të jenë në potencë, fqinjët tanë në k‘të shkallë reziku: Serbët, Grekët dhe Latinët. Për arsye sëmundje mendore ‘Megallidheia‘ për nevojë ekonomike dhe historike, sepse jemi një racë e pambrojtur në Evrope; si jetimët pa dajko, kanë ruajtur rastin si gjahtar për gjahun për të na gëlltitur. Historia jone që prej shekullit të 5-të para krishtit e deri sot e vërteton këtë ‘kujdes‘. Serbët mbajn sot 3 milion vëllezerit tanë nën robëri dyfishë kombëtare dhe ekonomiko-shoqërore. Grekët mbajn sot 1 milion vëllezerit tane nën një robëri absorbonjëse në një proces evolutive, negative zhdukjeje.
5) Pyetje: Si kanë qënë lidhjet tuaja me mërgaten ne Argjentinë dhe në Amerikë?
Përgjigje: Në Buenos Aires, Argjentinë, për të mos u zhdukur etniciteti shqiptar, krijova një shoqëri kulturore ‘Asociacion Cultural Albanesa‘ me 3800 anëtar. Hapa shkollën fillore shqipe ku jepja gjuhë shqipe, gramatikë e sintaks, dy ditë ne javë të shtunën dhe të dielën katër ore ne mëngjes. Fruti: pas tetë vjetësh qindra vajza e djemë mësuan gjuhen shqipe, u fejuan dhe u martuan ne mes tyre. Ka në Argjentine më se 2000 shqiptarë arbëresh të ardhur nga 99 fshatra kalabreze e siciliane te Italisë, që janë pasardhësit e exodit, 1500-1600 pas krishtit, vendosur në Itali, siç dihet mirë. Ka në Argjentinë dhe nja 2000-3000 shqiptarë të ardhur nga atdheu ynë dhe nga Maqedonia, Turqia dhe Kosova. Në Amerikë lidhjet e mija me mërgaten kanë qënë vëllazërore, porse që me 24 dhjetor 1965 anëtaret e Organizatës ‘Balli Kombetar‘ më ngarkuan barrën e kryetarit, disa parti u dhanë urdhër anëtarëve të tyre, të ftoheshin në mardhëniet miqësore me mua. Megjithkëtë, çdo datë 28 nëntor, marre edhe sot që jam plak, qindra letra, telegrame dhe kartolina urimi nga anëtarët e të gjitha anëtarëve politike. Pothuajse të gjithë shkruajnë një frazë stereotipe ‘të faleminderit që na zbardhe faqet në këtë vënd te huaj.†Kënaqen burrat e ndershëm me kaq pak gje, aq është e fortë krenaria në racën shqiptare. Shprehjet dashamirëse të tyre janë aq të nxehta, saqë më bëjnë të lotoj nga gëzimi, dhe të turpërohem se nuk i meritoj. Me rastin e tre medaljeve universitare dhe një medalje gazetare, 30 a 40 prej tyre kane udhëtuar qindra dhe mijëra kilometra për të asistuar në ceremonit e zakonshme. Kam parë tre a katër prej tyre të qanin prej gëzimi, edhe këta nuk ishin anëtar te organizatës që unë kryesoja. Studimi I shpirtit të shqiptarit është një thesar për tu zbuluar nga studionjësit të shekullit 21.
6) Pyetje: A jeni marrë me botime, shkrime dhe studime? Cili libër i juaji bën fjalë për Shqipërinë?
Përgjigje: Në Argjentinë kam botuar në 1954 novelën politiko–shoqërore “Lumenjt Zbresin të Kuq “ ( “Los Rijos Bajan Rojos “). U ribotua në Spanjë nga Editorialë Ultramar. U ribotua në Peru, Kolumbi dhe Brazil ne 1956. Kam botuar libreza të vogla në filozofi, për të ndihmuar studentët e liceut te kuptonin formulat abstrakte te llogjikes. Këta punime i bera për ti mbijetuar halleve të mërgimit që janë më të mërzitshme se kanceri, sepse ato të han shpirtin gjithë jetën, kurse ky e mbaron punën e tij posa që deklarohet armik. Të pabotuara kam 32 volume në dorëshkrim. Shumica vargje, me pak proze, histori dhe filozofi. Librat shkencore që kanë të bëjn me Shqiperinë, mendoj keshtu shpejtësisht pa rikontrolluar janë: Psikologjia e Mentalitetit – Morali Shkencor – Palentologji – Prej Historia e Racës Sonë – Armiqt e Popullit – Kusarët e Historisë dhe Mediokriteti.
7) Pyetje: Çmendoni ju për exodin që u largua nga Shqipëria këto dy vitet e fundit?
Përgjigje: Exoda është komplekse, heterogjene, multilaterale në qëllimet e saj, pakica politike, shumica ekonomike dhë një pjesë e vogël fare aventuriere. Mirë po për të analizuar konsekuencat duhen njohur arsyet, shkaqet, nevojat që i shtyn për një hap drastik. është e qartë që të gjithë janë kundërshtarë të regjimit diktatorial gjakësor 46-vjeçar, pra që arsyet e të dy kategorive: ekonomike dhe aventuriere jane konsekuencat e arsyeve dhe shkaqeve politike. Kur qajnë foshnjat nga uria, ç’i mbetet atit tç bçjç? Deri sa hidhet njeriu ne det dhe mbytet pçr tç mos u kthyer prapa në atdhe, ç’arsye tjetër mund te jetë? Vecçse tmerri i torturës ose i burgut. Mjerimi ekonomik është konsekuenca e paaftësisë ose korrupsionit të qeveritarëve. Të dy këta faktor janë rrjedhimi i një teorie filozofike, politike, shoqerore, ekonomike, të drejtuar nga shteti diktator, qoftë ky I zi (fashist), I murrëm (nazist), I kuq (komunist), apo I bardhë (monarkist). Ky i fundit, anakronik, i zhdukur në Evropë, me përjashtim tv Anglisë, ku mbreti është një figurë dekorative dhe të Spanjës ku ai është prodhimi i një epoke historie të errët, trashëgim i një diktatori fatkeqë.
7) Pyetje: A keni ndërmënd të botoni ndonjë libër mbi Shqipërinë?
Përgjigje: Kam pasur, kam, dhe do te kemë ndërmënd ti botoj të gjitha librat mbi Shqipërine, porse kjo ëndërr druaj që do të mbetet ëndërr deri nga fillimi i shekullit të 21, kur besoj se populli shqiptar do të ndërtoj një demokraci të vërtetë, në kuptimin e ides që ka ky ideal, afër demokracive të Europës qëndrore dhe sa të jetv e mundur më afër demokracisë Amerikane. Për mua, besoj do te jetë vone, ndaj them: ëndërr që do të mbetet ëndërr:
9) Pyetje: Si e ndjeni veten: studjues, filozof, gjuhëtar, gazetar, poet, apo shqiptar?
Përgjigje: A) Pyetja është shumë faqësore dhe inkongruente, porse duhet ti përgjigjem: e ndjiej veten shqiptarë, njëkohësisht që e ndiej veten njeri…Ky koncept është i errët në bazë të paleontologjise porse ndienja e fortë do që të zotëroj arsyen. Kemi lindur njerëz dhe jami bërë Shqiptarë aty 50 mijë vjet në ishujt e Sumatres. Për këtë ndienj kam rrezikuar konfortin, avenirin, fëmijt e mi dhe jetën time, duke e filluar këtë luft që kur isha 19 vjeç në lëvizjen e Vlorës; më vonë në lëvizjen e Fierit, me vonë në lëvizjen e Etem Totos: Më 7 prill 1939 në plazhin e Skelës ne Vlorë, më 1940–42 në burg në internim në Ventonteno, Itali”, më 1942-44 luft për liri kundër okupatorëve dhe kundër Marksizmit gjakësor.
B) Studjues më bëri me shumë halli se malli. Temperamenti im djaloshar, i nxeht, revolucionar, luftëtar nuk kish lindur për studime, ku duhet ti vësh fre pleshtit, porse me vullnet, punë, kursim kohe dhe me inat ilirothrak ja arrita pikës që kisha shenuar si traguarde (pikesynim).
C) Filozof më bëri detyra, përgjegjësia dhe krenaria, sepse kur duhet ti drejtohesh mijëra burrash dhe grash të mësuar, 5 ore në ditë, duhet t‘i ushqesh me filozofi, epistemologji, logjik: domosdo brenda 30 vjetve dic do te bëhesh filozof, në kuptimin modest të këtij termi te gjërë: Më pak talent, shprehje të qartë, më pak imagjinat, më shumë kujtes (memorje) dhe me vullnet të fortë, mendoj që shkrimet e mija filozofike do t‘ vlejn popullit shqiptarë, të paktën sepse janv shkruar për atë, me vulën e origjinalitetit. Çmoj që këto vepra janë mjelle i mullirit timë, pjellë e baltë shqiptarë. Ditari Metafizik – Psikologjia e Mentalitetit Shqiptarë, Prej Historia – janë sipas paleontologjise moderne.
D) Poet, kam lindur, qofsha dhe rapsod, dhe besoj në poezin si në artin më fisnik, më i sinqertë, më përparimtar dhe më i këndshëm që e afron njerin me misterie:
E) Gjuhëtar dhe Gazetar janë dy shkallët më të ulëta të aktivitetit tim: Arsyet janë të shumta, që do të merrnin ketu më shumë vënd (espace) se sa u perket, 50 vjet i ndarë nga atdheu dhe puna ime më ka formuar një farë kallëpi shprehjesh që e kam teë zorëshme gjuhësinë dhe gazetarinë, që janë qumësht, kurse unë jam mësuar të jap gjalp: gjat gjithë 46 viteve të mërgimit si mësonjës i filozofise, epistemologjisë dhe llogjikës.
10) Pyetje: Cila është hapësira e kombit tonë? E kam fjalen për hapesirën gjeografike dhe shpirtërore ku ndodhen shqiptarët?
Pergjigje: 35000 vjet para Krishtit sipas rezeve te karbonit 14 erdhën nga ishujt e Sumatrës me një udhëtim 4000 vjecare Ilirothraket që u ndanë në fise Maqedon, Epirot Etrusk dhe u vendosen në shprehjen gjeografike të sotme: Italia qëndrore, Alpet, Dinarik, Vardari, Maqedoni e sotme, Thraqi deri ne Athine dhë të gjithë bregedetin Jonë dhe Adriatikë. Atëhere Europa qëndrore ishte akoma e mbushur me akull. Sot duhet të bashkojm vëllezërit tanë që banojn në këto treva në një Shqipëri etnike 7-8 milion frymë: Hapvsira shpirtërore shqipare në kuptimin filozofik-psikologjik-sociologjik, moral dhe epistemologjik është një temë që i kam dedikuar një volum afro 340 faqesh: Këtu sintetizoj në një fjali shpirt-bujar, trim I ndershem, fisnik, I rrëmbyer, sentimental, porse aspak logjik dhe përtac deri në anullim vullneti punë: qëndroj 32000 vjet në male me jetë gjuetije pa ndërtuar banesë.
11) Pyetje: Si e mendoni dhe e vlerësoni ju bashkimin e trojeve tona? Ç‘rrugë duhet ndiekur për të mundësuar këtv bashkim?
Përgjigje: Tani që po shkërmoqet konglomerati artificial i karagjoeorgjovicve dhe i akrobatit Kroat Titos, duke fituar indipendencën e plot Sllovenia dhe Kroacia, duhet që Kosovarët, Maqedonët dhe Mali i Zi të bashkohen në luft kundër Serbëve të ndihmuar prej nesh në të gjitha mënyrat deri sa të arri problemi në Kombet e Bashkuara dhe më vonë në tryez të gjelbërt, në mes të 6 milion Shqiptarëve dhe 7 milion Serbëve. Problemi I Camërisë është më i zorëshëm dhe mund të zgjidhet me dialogun në mes nesh dhe Grekeve te sëmure nga “Megalla Helenika”.
12) Pyetje: Si e vlerësoni ju ndienjën e shqiptarizmës këtu? Nëse mendoni se atdhetarizmi këtu është në shkallën e ulët me se e shpjegoni këtë?
Përgjigje: Ndienja e Shqiptarizmës në atdhe është e ulët, këtë të vërtetë e provuan 47 vjet diktatur teroristë që mbushen burgjet me atdhetar të sinqertë, të pastër, e të pafajshëm dhe populli bënte sehir si spektator, si i pa interesuar në faktet e atdheut. Këtv e provuan zgjedhjet e vetme dhe të fundit parlamentare, në të cilat populli shqiptar votoj për një lopë e katër dhi: Këtë e provon edhe sot fakti që populli shqiptar pret si spektator se ç‘do të bëj aparati i shtetit komunist më po ata komedian që ë ndërruan këmishën për tu treguar demokrat dhe që tallen me ironi dhe përdhuni me të drejtat e popullit e me jetën e këtij në mjerim shpirtëror, politike, ekonomik. Më mirv akoma këtë e provoj kur një pjesë e rinisë heroike la rrugët e Vlorës, Kavajës; Tiranës, Shkodrës me gjak dëshmor kurse populli ndenji spektator me një cinizëm të ftoht që pasqyron gradën më të ulët të ndienjës sv Shqiptarizmës. Kam plotë një arkivë me fakte të fortë që është një alegat i të drejtave njerëzore, politike, shoqërore që provojn shkallën e ulët të shqiptarizmës në popullin e mjerv shqiptarë. Arsyeja e kësaj tragjedie shpirtërore ështv shkatvrrimi i vlerave shpirtërore, morale, fetare, qytetëronjëse, liridashëse, iniciatore, imagjinative, duke jetuar njeriu rob I aparatit shtetëror.
13) Pyetje: Përse ndienja atedhetare e shqiptarëve që banojn jashtë vëndit tonë është e lartë?
Përgjigje: Ndienja atëdhetare e shqiptarëve qv banojnë jashtë vendit tonë, në botën e lirë, është shumë e lartë, sepse këta shqiptareëe lanë atëdheun vetëm e vetëm për të jetuar të lirë. Në mes të zgjidhjes rob nën temerr atëdhe, apo i lireë në mërgim, këta shqiptarë zgjodhën lirinë. Këta i ruajtën të shenjta vlerat morale shpirtërore, fetare, qytetëronjese me aq nivel të lartë sa që nga afro 65000 shqipëtare që kanë lënë atdheun nuk ka ndodhur asnjë raste krimi komun (vjedhje, cnderim, mashtrim, tradhëti, vrasje) gjatë 47 vjetëve nëpër udhë të mërgimit. Disa prej k‘tyre kanë dhëne jëtën për çlirimin e Sshqipërisë nga terrori Marksist 1944-1990.
14) Pyetje: Si e mendoni ju perspektivën e zhvillimit të vendit tonë? Nga e në ç&ld\squo;mënyrë do të vijë shpëtimi nga bataku ku kemi rënë?
Përgjigje: Zhvillimi i vendit tonë do të vijë gradualisht kështu: Një asamble konstituente përfaqësonjëse demokratike e vërtetë e popullit, do të rindërtojë një aparat shteti të ri, me njerëz të lirë në ndërgjegjje dhe në mendim, pa pasur brenda llozhura e llomi të së kaluarës fatëzezë. Një shtetist i edukuar me mentalitetin e shkollës Marksiste nuk mund të bëhet kurrë demokrat sa do i sinqertë, i penduar që të jetë sa do i zgjuar dhe i mësuar që të jetë, sepse truri i tij është formuar me kallepin e hekurt të filozofisë fallce, e cila jeton vetëm me diktaturë. Shtetisti Marksist nuk mund të ketë kurrë imagjinatë krijonjëse, iniciativë ndërtonjëse, hovin e lirisë së harmonisë, lirisë, barazisë, vëllazërisë, dashurisë dhe frikën në perëndim. Që të gjithë filozofët e mëdhenj nuk kanë hedhur kurrë poshtë ekzistencën e Zotit krijues. Arkitektët e mëdhenj të ideve dhe të idealve, të shkencave dhe të arteve, kane qenë lindur dhe rritur në atmosferën e lirisë së mendimit, të drejtës njerëzore, iniciativës personale aprivate dhe me besimin te një krijues të universit dhe të jetës. Marksisti nuk i njeh bukuritë dhe harmonitë e misterit, jo për faj të tij, por për faj të filozofisë që i vuri kallëpin trurit të tij. Marksisti nuk e sheh përtej së nesërmes sepse jeton vetëm të tashmen dhe të kaluarën që e tmerron, ashtu si qorri nuk i njeh njgyrat, shurdhi nuk i njeh harmonitë e muzikës. Ka pasur shtetist gjenial në Europë dhe në Amerikën Latine që kanë falimentuar sepse vinin nga shkolla Marksiste. Në një bisedim që pata fatin ta gëzoj me filozofin Francez Jean Paul Sartre në Universitetin tim, ai me tha: “Filozofia Marksiste është aq mirë e ndërtuar në ligjet e saj fallse, të gabuar dhe të palogjikshëm, saqë një Marksist burrë shteti apo kryetar partie sa më i zgjuar të jetë, sa më i mësuar të jetë, sa më i sinqertë të jetë, aq më shumë do të bëjë gabime kolosale dhe të pa kontrolluara (as nga ai vetë, as nga shokët që e rrethojnë të formimit të mentalitetit Marksist-Leninist).” Einstein, inteligjenca më e ndritur e racës njerëzore tha në Universitetin e Columbias: ‘Nuk ka asnjë ndryshim në mes të Musolinit, Hitlerit, Stalinit, Mao Cee Dunit, përveçse ngjyrat e këmishave që veshin.‘ Epistemologjia e shpjegon qartë këtë problem, që nuk është vendi këtu për katedër univeristare as për të mësuar të mësuarit, sepse kur s&sdquo;ke fuqi, kush ta vë veshin, as për të pa mësuarit të cilët do të qëndronin impermeable (të papërshkrueshëm, të padepërtueshëm) nga ky pastrim truri. Vetëm populli do ta shpëtojë veten e tij; vetëm i zoti e ngre gomarin nga bishti.
15) Pyetje: Ç‘ndihmë duhet t‘i japin këtij vendi shqiptarët, ku do që ndodhen në botë? Si e në ç‘mënyrë e me ç‘mjete duhet ta ndihmojnë ata, këtë vend dhe vëllezërit e tyre të gjakut?
Përgjigje: Shqiptarët e mirë kudo që ndodhen në botë duhet: A) Të kthehen në atdhe, të mbledhin gurë e të bëjnë muret e kështjellës së re; demokraci-liri barazi-vëllezeri. B) Të ndihmojnë popullin duke e ndritur atë me principet e demokracisë, me kulturën Euro-Amerikane, me filozofinë e principet e Kombeve të Bashkuara dhe të lidhjes së Helsingit, me moralin fetar dhe shkencor, me principet e tolerancës drejt përparimit modern, duke ua lare trurin e sëmurë nga kanceri i kuq si Marksist-Leninistëve, si dhe shtresave të popullit aderonjës të së kaluarës, pa gjakederdhje. C) Shqiptarët kapitalistë të sjellin kapitalet e tyre në atdhe për të rindërtuar nje komb, një popull, një tokë shqiptare, prej Shqiptarëve për Shqiptarët. D) Duke ndërmjetësuar ndaj shteteve Euro-Amerikane për hua financiare, ekonomike, tekonologjike, me skadencë të largët siç bënë shtetet Europiane mbas Luftës së Dytë Botërore; siç po bëjnë sot shtetet e Europes Lindore e Jug-Lindore; siç po bën Bashkimi Sovjetik, për të ndërtuar ekonominë shqiptare për të parën herë në historinë e kombit tonë. Duhet mbajtur mirë në mend që inversionët e kapitaleve të huaja nuk realizohen deri sa kapitalistët e huaj ta shohin qartë që në Shqipëri, janë krijuar konditat e nevojshme për të pasur sigurimin e kapitaleve të tyre. Askush nuk e nderton shtëpinë në grykë të një vullkani ne erupsion (shpërthim), askush nuk e bën shtëpinë mbi një urë të drunjtë, të kalbur lumi. “Kapitalistët Amerikanë kanë pësuar një eksperiencë të hidhur në Amerikën Latine” më tha një ekonomist i shquar i Wall Street-it në një bisedë konfidenciale në Universitetin tim që është shtëpia ime në mërgim.
Një këshillë e tij:
Një kryetar partie duhet të jetë integral, i pathyeshëm ose i papërkulshem, i pafrike, i pakompromise, intransigent (i papajtueshëm, që nuk bën lëshime), vetëm mik, besnik i së vërtetës. Përndryshe, kur një politikan udheheqës ose burrë shteti bëhet tregëtar dallaverxhi oportunist, karakter e k‘to të mediokritetit, është i destinuar te falimentojë.