KRYENGRITJA, ME U REBELUE, është me afirmue një ideal të ri. Tri zgjedha i imponon shpirti PUSHIMTAR – QUIETIST rinisë së çdo kombi: 1. RUTINË në idera. 2. HIPOKRIZI në moral. 3. DOMESTICITET në veprim.
Çdo përpjekje për t’u çliruar prej këtyre robërive është një shprehje e shpirtit kryengritës ose rebelonjës, në kuptimine mirë të fjalës. Shoqëria njerëzore është armike e atyre që trubullojnë. “GËNJESHTRAT E SAJ JETIKE”. Përballë njerëzve që bien një mesazh të ri,gjesti i parë i shoqërisë është armiqsor,harron që ka nevojë për këta shpirtëra të mëdhenj që prej kohe në kohë e hedhin poshtë kalbësirën e shoqërisë, duke predikuar të vërtetat jetike. Të gjithë ata që përtërihen dhe krijojnë janë luftëtarë kundër privilegjeve politike, kundër padrejtësive ekonomike, kundër supersticioneve dogmatike. Për ata do të ishte i pakonceptushëm evolucioni i ideve dhe i zakoneve; nuk do të ekzistonte asnjë mundësi përparimi. Shpirtarat rebelë,gjithnjë të akuzuar për HEREZI, mund të ngushëllohen duke menduar që edhe Krishti qe heretik kundër RUTINËS, kundër LIGJIT, kundër dogmës së popullit të tij, ashtu siç qe përpara tij Sokrati, ashtu siç qe pas tij Brunoja. Rebelizimi është disiplina me e lartë e karakterit, ai templon BESËN, kudhëron FUQINË, mëson me VUAJTË, duke e vënë në një botë ideale, shpërblimi, që është FATI I PËRGJITHSHËM I TË PERSEKUTUARVE TË MËDHENJ. Njerzimi adhuron emrat e tyre, por nuk kujton më emrat e persekutorve të tyre. Gjithnjë ka ekzistur tendenca për të mos dyshuar në një ndërgjegje morale të njerëzimit, që jep sanksionin e saj. Vonon nganjëherë, kur e ndjekin bashkëkohësit, porse arrin, pa dyshim, GJITHMONË, e shtuar në fuqi prej përsosmërisë së kohës,kur e dallon posteriteti.
“Kryengritësit”
Besime, që koha i ka trasformuar në supersticione, vazhdojnë duke formuar një atmosferë plehurore, që ndalon zhvillimin e kulturës njerëzore.
Isuf LUZAJ “Rindërtimi I Fuqive Shpirtërore”. Faqe 81