
Maliq Bushati,Pinjoll i Familjes së nderuar të Bushatllinjëve!
28 janar 1940
I ndershëm Z.Profesor.
Në këtë orë decizive për fatin e kombit shqyptar kam mendue me ju bamun një apel të gjithë burrave shqyptarë që dëshirojnë me bashkëpunue legalisht me patriotët e vjetër për shpëtim t’atdheut tonë.
Më kanë folë shumë mirë për Zotërin tuaj, prandaj due me besue që ashtu asht. N’emën të Zotit e të Kombit ju baj thirrje që ta mendoni mirë çashtjen e pozitës politike të Shqypnisë, të hiqni dorë nga mendimet që kini e të këtheheni në shtëpi tuej. Në qoftë se këtë apel e vini ndër mend, unë do të jem gjithnji gati me ju sigurue një audjencë me Shefqet Begun. Besoj që do t’i vleni shumë ma tepër popullit shqyptar po të merrnit përsipër formimin e nji Akademije letrash, që na mungon. E kemi bisedue edhe me Ernestin, i cili flet me shumë entuziazëm për Zotnin tuej. Do të kisha qejf që të m’i përgjigjeni kësaj letre në formë sa më të qartë.
Shenim: Ernest Koliqi