Immanuel Kant është filozof, metafizik.Kur në një mendje luftojnë dy kritere mendimi,ndodh që përfundon në kundërshtim mes dyprizmave.
Ai provoi që Koha dhe Hapësira janë të pambarim në mendimin praktik, por, njëkohësisht, ato janë të mbarueshme (kanë mbarim) në mendimin logjik.
Finiti dhe Infiniti janë dy prizma mendimi kundërshtare. Kanti provoi që lënda (materia është pafundësisht e ndashme (divisible deri në infinit), por, njëkohësusht, lënda është pafundësisht e pandashme ( INDIVISIBLE).
Vullneti është krejtësisht i zotërushëm (DETERMINÉ), por, njëkohësisht, ai është edhe krejtësisht i lirë (INDETERMINÈ).
Zoti ekziston, por edhe nuk ekziston.
Me qenë se ne nuk mund të fitojmë diturinë në dominionin real (NOUMENAL REAL) si opozicion i Fenomenalit në dominion (fushë, zonë), veprim, arrijmë të kuptojmë që vullneti ekziston dhe që eksperienca etike dhe estetike na shfaq aspektet e tij, ne besojmë që koncepti është i papërkufizuar; vetëm subjektivisht është i përkufizuar, prandaj vullneti është cilësi objektive dhe, si i tillë, nuk mund të merret ai bazë e përgjithshme.
Këto dy prizme mendimi i gjejmë duke kaluar nëpër sitat e ndritura të Historisë së Filozofisë që nga Platoni, Aristoteli, Plotini, Hutcheson, Hume, Diderot, Reid, Kant, Adam Smith, Coleridge, Jeffrey, Hegel, Nietzche, Fiedler, Santayana, Moore, Lipps, Bosanquet, Ogden, David Prall, Levvis dhe SARTRE.
Përserisë që eksperienca etike dhe estetike na shfaq aspekte të ndryshme, duke i konsideruar nën kuptimin e “së mirës dhe së ligës”.
E mira dhe e liga caktohen nga vullneti, prandaj ka shumë lloj “TË MIRA dhe TË LIGA”, të cilat nuk mund të bëhen (të konvertohen) as ligje shkencore, as të vërteta filozofike absolute.
Isuf LUZAJ “Përtej së Mirës dhe së Ligës” f.24