Henri Louis Bregson mendon që zgjatja (DUREE) e kohës ekziston në terma të jetës, por jo e ndarë, as e matur në pjesë.Duracioni sa kohë zgjat një fenomen është i percevuar (i ndjerë) vetëm me anë të memories – kujtesës. E mira dhe e liga janë percepcione tona në kohë.
Filozofi dualist, mjeshtri im në Sorbonë, në vitet 1933-1936, thoshte dendur: bota ka dy tendenca opozitare: JETA dhe LËNDA.
Jeta është vërvitja shpirtërore ose mendore (ELAN VITAL) e cila krijon dhe lufton për pasurimin e kompleksitetit nëpër lëndën dhe përtej lëndës.
Lënda mbyll dhe pengon udhët dhe fuqitë e krijimit (shkencë -arte) origjinal dhe tërheq poshtë tatëpjetë njeriun, duke e shpënë në DISIPACION – (ENDJE – QEJF -EPSHE), që shkatërron ligjin natyral.
Njeriu e njeh lëndën nëpërmjet intelektit, i cili është, në fakt, i ngjitur, i akorduar me lëndën si një vegël, si një mjet për ta përdorur atë.
Intelekti e shikon lëndën në hapësirë (ESPACE – SPAZIO) gjeometrike të shtuar dhe në shenja të ndara të kohës. Doktrinat e shkencave janë entitete të vendosura për të zbuluar lumin e të PËRTARDHSHMES.
Më parë ose më përpara intelekti është INTUITA (INTUITION), i cil vjen nga INSTIKTI i kafshëve më të ulta.
Intuicioni na jep insinuacionin, thirrjen, kërkesën e fuqisë së jetës, e cila përshkon të gjithë të PËRTARDHURIT.
Intuicioni e sheh, e prek, e njeh realitetin e kohës, e cila është zgjatja (sa zgjat) DUREE – DURAZIONE – DURATION – zgjatshmëria.
Isuf LUZAJ “Përtej së Mirës dhe së Ligës” f.38
Shënim i admin:
Henri Louis Bregson (18 tetor 1859 – 4 janar 1941) ishte shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1927.
Edhe Professor i Isuf Luzajt në Sorbonë