Frederik Nietzsche dënoi moralitetin tradicional kristian, sidomos Etikën kristiane në një kod të robëruar, të mbyllur masash e rregullash, teori në të cilën aristokracia është rrëzuar dhe shkatërruar nga dobësia e Idealizmit.
Ai predikoi superioritetin e aristokratit, moralin dhe teorinë imagjinative, sipas së cilës një jetë “përtej fuqisë së superioritetit do të mbijetojë gjatë shekujve”. Vullneti i fortë i njeriut do të krijojë MBINJERIUN, i cili do të jetë vendosur mbi çdo të mirë dhe çdo të ligë ose “PËRTEJ SË MIRËS DHE SË LIGËS”.
Mbinjeriu do të zotërojë ( sundojë) të gjitha të mirat e jetës, që janë gjenitë e qytetërimit dhe të gjitha të ligat, që janë DREQI, dhe do të çrrënjosë demokracinë dekadente.
Në tërësinë e veprave të tij, përpara se të çmendej (sëmurë nga sistemi nervor dhe mekanizmat cerebrale të trurit), ai vë në dukje që e mira dhe e liga janë vetëm dy masa pengesash për fluturimin e shpirtit të njeriut që kërkon të zbërthejë ligjet e Misterit të Natyrës.
Njeriu superior duhet të jetojë pa u kujdesur për këto dy koncepte relative me Kohën dhe Hapësirën. Ai insiston me retorikë tërheqëse që ndjenjat e pastërta nga çdo baltë tokësore jetojnë në zonën asnjanëse të interesave të jetës, prandaj janë më tej të mirës dhe të ligës.
Njëriu superior (Mbinjeriu) është i aftë të pastrohet nga dogmat që janë zgjedhë robërie shpirtërore të impozuara nga besimet, për t’u lartësuar në sferën fisnike të aristokracisë së mendimit dhe të ndjenjës.
Isuf LUZAJ “Përtej së Mirës dhe së Ligës” f.27