Egzistenca dhe liria, është një nga themat filozofike që ka tërhequr vrejtjen e filozofëve të shekullit t’onë.
Kam zgjedhur SARTERIN si prototip i egzistencializmit ateist, për udhëheqësin t’im në këtë studim për tri arsye:
E para është që në pjesën dërrmonjëse të më se njëmijë Universiteteve të SHBA Sarteri është marrë për bazë studimi dhe tekste klase, kur kursi i përket Egzistencializmit ateist.
E dyta arsye është sepse Sarteri është autori egzistencialist më i lexuar në të gjithë botën, në afër 87 gjuhë të ndryshme dhe ky sukses i detyrohet stilit të tij dhe klasifikimit akademik që zgjodhi: NOVELËN, tërheqëse dhe frymëzonjëse më e kollajshme për kuptimin e analizave shpirtërore.
E treta arsye, me më pakë rëndësi është sepse për fat të mirë a për fat të keq t’imin, një koicidencë më afroi me të dhe një admirim që mbaroi në miqësi: më magjepsi.
Për Sarterin liria koincidon në rrënjët e saja me MOS -QENËJEN, e cila është në zemrën e njeriut. Për një qënije njerëzore, MEQENË do të thotë me zgjedhë veten e tija, vet ai, asgjë nuk i vjen njeriut as që për së jashtmi, as për së brendëshmi, të cilën ardhje ai do ta presë ose do ta pranojë. Ky mendim i rëndë në kuptim është edhe i gjerë në koseguencat e tijë.
Njeriu është krejtësisht dhe pa asnjë shpresë nënë sundimin dhe mëshirën e nevojës të padurushme, për t’a bërë veten e tija QENËJE, bile edhe deri në hollësirat më të imta të egzistencës së tija.
Pra LIRIA nuk është QENËJE as TË QENURIT, është po qenëja e njeriut, që do të thotë MOSQENËJA e tija. Po të fillojmë t’a konceptojmë njerinë si një PLOTËSI -TERESI, n’a bëhet absurde të kërkojëm në atë ( njerinë).
Çaste psikike ose ZONA TË LIRISË; ne do të kërkonim për një vend bosh, brenda një kusije plot me ujë. Njeriu nuk mund të jetë disa herë i lirë dhe disa herë rob (SKLLAV) ;
ose ai është gjithmonë dhe krejtësisht i lirë, ose ai nuk është kurrë, kurrë dhe kurrë i lirë.
Isuf LUZAJ “Kujdesjet e Bletës” Velli I, f. 151.
Shënim:
Në dy udhëtimet që bëri Sarteri në Amerikë, me ra mua llotaria të ishja përkëthyesi i konferencave të tija, si në Universitetin t’im në Indiana University dhe në New York ku e vendosi ai këtë zgjidhje.
Kam një korrespodencë dhe e kam vizituar disa herë në Paris, në prezencë të Simone de Beauvoir. Besoj t’a kem njohur pak më afër se komentuesit e botës.