Baruch Spinoza, (1632-1677), hollandez, që izraelitët e skomunikuan për shkrimet e tij, ndryshoi nga Kartezi.
Pas një arsyetimi të mbaruar, shumë të gjatë dhe të thellë, ai konkludon që çdo ekzistencë është e përmbledhur në një substancë Perëndie dhe asgjë që është e mbarueshme (që ka një mbarim) nuk është e mjaftueshme as për veten e saj.
Vetëm PAMBARIMI mund të jetë vërtetësisht substancial.
Gjërat e ndara të ekzistencës dhe jetës, janë vetëm aspekte të DIVINITETIT, i cili është pa fillim dhe pa mbarim, i pafund. Ky divinitet, që quhet Natyrë,
përmbledh brenda tij çdo ekzistencë brenda qenies (shpirti). Mendja dhe lënda, koha dhe hapësira janë dy dimensione, në të cilat çdo gjë që shfaqet është manifestim i Zotit.
Ai mohoi absolutisht mundësinë e PAVDEKËSISË (imortalitetit); u drejtua drejt një lloj PANTEIZMI komplet, ku nuk mund të ekzistojnë as vullneti i lirë, as rasti për ekzistencën e FATIT.
Dreqi aparent i botës ekziston vetëm nga pikëpamja e krijesave të mbarueshme (FINITI), por nuk ekziston kur e shohim si pjesë përgjithësie. Për të arritur njeriu të krijojë fatin e tij (DESTIMEE), është domosdo e nevojshme të kuptojë punimim universal, të vendosë veten e tij sa më mirë në planin e përgjithshëm dhe të bëjë pjesë në të. Të gjithë njerëzit kërkojnë mirësinë e tyre, meqë mbijetimi personal është motivi themelor.
Kudo që pasionet veprojnë në verbim(qorrimin) egoist, njerëzit nuk janë të lirë, por, kur njerëzit kërkojnë rregullin (l’odre) e Zotit nëpërmjet kuptimit, atëherë gjejnë rregullin e Zotit dhe atëherë ata janë të lirë.
Dashuria intelektuale e Zotit është rezultat i kuptimit që të gjitha gjërat janë të nevojshme dhe të gjitha realizojnë pjesën e tyre si pjesë të INFINITIT.
Njeriu i mençur i sheh ndodhitë në aspektin e ETERNITETIT=SUB-SPECIE AETERNITATIS. Koha nuk do të thotë asgjë, kur shihet jashtë këtij botëkuptimi universal dhe jeta fitohet me dinjitet, kur njeriu është i lirë nga frika e së panjohurës. Një vullnet moral universal, një EGO ABSOLUTE, nga e cila vjen çdo gjë dhe do të përmblidhet në të; çdo gjë mbi njohjen, do të japë lirinë e plotë të ndërgjegjes.
Në qoftë se ekziston Ditari i Natyrës dhe kuptimi mbi origjinën e mendjes, principi i mendimit duhet të jetë i manifestuar në Natyrë dhe mund të jetë vetëm një diferencë grade ose niveli dhe problemi i Diturisë është thithur (absorbuar) në unitetin e FINITIT të mendjes dhe të shpirtit, që janë brenda (pjesë) në ABSOLUTIN.
Isuf LUZAJ “Përtej së Mirës dhe së Ligës”f.23