Etërit e SHBA e njohën më parë së të gjithë kombet e botës që jo të gjithë njerëzit janë të barabartë në çdo pikpamje të tyre:
mëndja, fuqi – intuicion – krijesë.
Ata zgjodhën WASHINGTONIN si udhëheqës të revolucionit dhe armatave; Jeffersonin shkrimtar të DEKLARATËS dhe FRANKLIN si përfaqësonjës në Francë.
Revolucioni frëng deklaroi, barazinë afër lirisë dhe vëllazërimin si ngjyrë poetike, porse duke j’a dorëzuar fuqinë diktaturës napoleonit ato tri fuqitë mbetën poezi.
Nuk deshi vetë populli frëng, të dërgonte djemtë të qëndisnin Europën me varreza që nga kufiri i Francës në lindje deri në stepat e Rusisë.
Fuqitë ekonomike kanë shtuar e zmadhuar njëkohësisht BARAZINË dhe PABARAZINË.
Historia i mësoi njerëzit të qëndrojnë syhapët e të zgjuar për lirinë nga fuqitë politike, porse nuk i mësoi asgjë për lirinë ekonomike.
Është pikë egzagjerimi shprehja e arëmiqëve të demokracisë, që e kanë mbiemëruar këtë si PLUTOKRACI; porse shumë ka mbetur për t’u bërë, për t’a çliruar të vobektin për ment e kokës, nga zgjedha e dinakërisë kapitaliste.
Utilitarizoni në doktrinën e tij:
“Më shumë lumturi, për më shumë njerëz”
vuri si rregull, barazinë e distribucionit të pasurisë, për të arritur në barazinë e plotë:
Çdo njeri të konsiderohet si NJË.
Kanti tha: “Trajtoje njerëzimin si personi jote, ose veten tënde si AI tjetëri”, porse kjo apoftegmë mbeti si vlerë poetike.
Isuf LUZAJ”Kujdesjet e Bletës” Vëllimi I, f 172.