

Isuf Luzaj (1913-2000) ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe filozof shqiptar.
Lindi në Kaninë të Vlorës më 21 shkurt 1913 në një familje fetare, i ati ishte hoxha i fshatit. Shkollën fillore e kreu në Vlorë më 1926. Gjimnazin e vijoi në Shkodër, ku e kreu më 1933. Në vitin e dytë fitoi bursë nga gjimnazi për të studjuar jashtë vendit, aplikoi për bursë por iu refuzua. Për të shkuar me studime u detyrua ta shesë pjesën e tij të tokës me ullinj. Kthehet në Shqipëri në vitin 1936. Pas betimit para mbretit Zog fillon punën në Normalen e Elbasanit si mësues frëngjishteje, drejtor i së cilës ishte Aleksandër Xhuvani. U transferua në liceun e Korçës si mësues frëngjishte në periudhën 1936-1938. Në atë periudhë punonte dhe diktatori i ardhshëm Enver Hoxha dhe Sotir Kozmo. Ishin të vetmit profesorë shqiptarë. Pas Protestës së Bukës të mbajtur në Korçë më 28 nëntor të vitit 1938, e transferojnë në Institutin Tregtar të Vlorës ku jep letërsi.
Më 1933 shkoj në Paris. Pasi ishte regjistruar kreu liceun dhe u regjistrua në Universitetin e Sorbonës. Nga pamundësia ekonomike u detyrua të tërhiqej nga studimet në Francë. Luftoi kundër trupave italiane sëbashku me 120 nxënës dhe fshatarët e Sevasterit, të cilat zbarkonin më 7 prill të vitit 1939 . Fshatarët e Labërisë arritën disa herë t’i kthenin varkat e italianëve. Me pushtimin u mbyllën shkollat, merr pjesë ndër protestat e qytetarisë vlonjate me 28 nëntor 1939 me flamurin shqiptar pa shenjat e liktorit. Burgoset si i dyshuar për vrasjen e një polici italian në Vlorë. Transferohet në Durrës nga ku, pas disa muajve, transferohet në Brindisi të Italisë me 12 studentë të Institutit Tregtar të Vlorës. Më pas e transferuan në Gaeta dhe prej andej në Ventotene (ishull). Aty takon Abaz Ermenjin e Llazar Fundon. Vuan dënimin në ishull deri në vitin 1942. Më pas transferohet në kështjellën e Cortona D’Arezzo aty ra në kontakt me Ali bej Këlcyrën. I cili kishte formuar Ballin Kombëtar me Mit’hat Frashërin, Fuad Bej Dibrën, e Lef Nosin. Në kështjellë kishin shkruar Dekalogun e Ballit Kombëtar. Propozoi që në Dekalog të hynte pika e shtatë: “Organizata e Ballit Kombëtar do të zbulojë vlerat e vërteta, do t’i edukojë njerëzit pa marrë parasysh besimin, krahinën ose bindjet politike”. Me ndërhyrjen e Ali bej Këlcyrës dhe ministrit të arsimit, Ernest Koliqi, lirohet nga burgu dhe kthehet në Shqipëri në tetor 1942. Organizon çetat e Ballit në Dukat. Në Selenicë komandon luftën prej 13 orësh duke dalë fitimtarë ndaj pushtuesit. Në vitin 1943 në fshatin Vajzë futet brenda një autoblinde Italianë ku lufton më tepër se një orë. Ju bashkua patriotëve të vendit dhe ishte pjesëmarrës aktiv i Konferencës së Mukjes,ku mbrojti tezën nacionaliste për Kosovën. Merr pjesë në themelimin e Partisë Social-Demokrate në rrethet Shkodër, Tiranë, dhe Vlorë, me Musine Kokalarin dhe av.Skënder Muço me 12 tetor 1943. Në vitin 1944 më 28 nëntor ikën nga Shqipëria, duke lënë në Kaninë gruan më 5 fëmijë të mitur. Djali i madh ishte 6 vjeç, i dyti 5 vjeç, i treti 3 vjeç dhe vajzat 2 vjeçe dhe 1 vjeçe. Vajza e vogël vdiq në Kampin e përqendrimit në Fushë Krujë për mungesë të ilaçeve kundër tuberkulozit. Për fëmijët e tjerë nuk e dinte nëse jetonin apo edhe ata kishin vdekur nga torturat komunistë. U largu drejt Italisë, ku dhe arrestohet si i dyshuar për vrasje e gjeneralit Zanini. Kërkohet nga qeveria komuniste të riatdhesohet që t’i nënshtrohet “gjyqit të popullit për krime lufte”. Pas amnistisë del nga burgu, vendoset në Brescia ku jep mësim latinisht në një seminar pranë qytetit, njëkohësisht Punoi më tepër se 2 vjet me rekomandim të Sandro Pertinit, edhe si prokuror i krimeve të nazizmit, me të cilin ishte njohur në Ventotene, gjatë vuajtjes së dënimit si antifashist. Në vitin 1948 largohet drejt Argjentinës. Fillon punë në Ministrinë e Arsimit si përkthyes i frëngjishtes, italishtes, latinishtes, në spanjisht. Përveç kësaj punë përgatiste edhe lajmet për radion Europa e Lirë, dhe gazetën “Laprensa”. Ku njihet edhe me shkrimtarin Jorge Luis Borges. Në vitin 1937 diplomohet në letërsi dhe filozofi. Me 1960 emërohet drejtor i institutit francez, “La France à l’étranger” i cili përshëndetet dhe vizitohet personalisht nga ish-presidenti i Francës Charles De Gaulle. Në vitin 1961-1962 emërohet këshilltar i Ministrit të Arsimit në Argjentinë. Përgatiste programet akademike për universitetet e Argjentinës. Më 1965 dekorohet me medalje ari nga Universiteti i Buenos Aires-it. Në vitin 1965 anëtarët e Ballit e thërrasin në Amerikë, pasi kishte vdekur Ali Këlcyra më 1963. Në kongresin e mbajtur në New York zgjidhet kryetar i Balli Kombëtar. Pasi stabilizohët në ShBA fiton konkursin në frëngjisht dhe fillon punë si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge, në Universitetin e New Hampshire. Në vitin 1966 në Ministrinë e Arsimit Washington D.C., bën unifikimin e diplomave që kishtë marre në Sorbonnë. Mes 1966 e 1968 emërohet shef katedre po në Universitetin e New Hampshire. Vitin akademik 1968-1969 punon si profesor i letërsisë spanjolle, frënge, dhe drejtor i përgjithshëm i departamentit të gjuhëve të huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois. Vitin tjetër akademik, 1969-1970 emërohet Profesor Emeritus i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, SHBA. Emërohet shef katedre në Universitetin e Indianë-s, ku programon dhe drejton kurset e 59 profesorëve të filozofisë. Del në pension më 1980, por qëndron në krye të katedrës së filozofisë në Universitetin e shtetit të Illinois-it ku ishte emëruar që nga viti 1979. Në vitin 1979 ishte emëruar titullar katedre i 87 profesorëve në universitetin e Illinois-it. Më 29 dhjetor 1990 jep dorëheqjen për arsye moshe dhe shëndetësore. Profesor Isuf Luzaj vdiq më 25 nëntor 2000 në Chicago dhe sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes Kaninë.