Në mes të qeshjeve,talljeve kaloi kjo ditë, një nga më të mirat e kohës sime në internim.
Rrossi më fali një edicion komplet të Divina Comedia-s, SANDRO PERTINI një fletore një mijë fletëshe për të shënuar kujtimet e mia,Manac-i një stilograf, Cezini një karrige e Spinelli një tryezë të vockël sa për të mundur me pështetë një libër a një defter për të shkruar. Disa ditë më vonë, Likosi solli katër dërrasa të kryqëzuara që i ngjitëm në mur me dy gozhdë të forta trari,që ngjanin me një bibliotekë ku mund të vihen libra për lexim.Tani u kompletova me studio,zyrë bibliotekë etj. Gjithsekush më fali nga një libër. Terracini më pruri Kapitalin e Karl Maksit e më tha:
Menduam të të grumbullojmë ca libra që të kesh me se të merresh e të mos dalësh jashtë në pjacë,sepse tani që ky qen drejtor të mori me sy të keq, mund të gjejë shkak e të burgos prapë ose të dërgon ndonjë nga spiunët e tij e mahna për trahna, të bëjnë ndonjë gjë të papëlqyeshme. -Ju falem nderit, -i thashë,-kur ti kem kënduar, ua kthej librat. -Jo,-më tha,-këto mbaji, na për të lexuar,edhe ti po të duash, kemi këtu një bibliotekë 5000 volumesh, formuar prej të internuarësh të vjetër, që ia lënë njëri-tjetrit pas vdekjes ose transferimit prej këtej. Po të doni të bëheni anëtar, është një taks pesë lireta në muaj.
Isuf LUZAJ “Filozofia e Bukurisë”.Faqe 59
Shenim: Pjesë ditarësh nga Koha kur Profesori ishte i burgosur në Ventoten nga Fashistët.